Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Shoku TiTo , shoku mė i mirė.


Guru

Status: Offline
Posts: 954
Date:
Shoku TiTo , shoku mė i mirė.
Permalink   


mir po ja ban qi po qel qiso temash uc, veq mfal qe po dal pak prej teme!

R2D2 qyty posht po te shkrun ,,shoku tito shoku ma i mirr,, R2D2 po len me kuptu qe ti paske njohuri per titen mir, a kishe mujt mem kallxu diqka per titen?
nje kogja njeri me tha bre se tita i vertet u vra ne luft, e gjoja se rust e paskan pa qu nje tito fallco, aj ish i bindur per ket, bile mi tha do fakte, kinse tita i vertet e ka pas nje gisht te dores te kput, e ky fallci ish kan shnosh e mir edhe me te gjith gishtat, do qiso kinse fakte, a mundesh ti ose dikush me kallxu naj te vertet per qit hamam titen? flm.

Keto i ka shkru anonimusi, une si moderator po i qes ketu.


-- Edited by xenini at 02:27, 2008-02-13

__________________
xenini


Guru

Status: Offline
Posts: 954
Date:
Permalink   

Edhe 27 vjet pas vdekjes sė tij, Tito ende mbetet enigmė pėr studiuesit. Biografia e njeriut qė e ka sunduar Jugosllavinė pėr tri dekada e gjysmė, poliglotit, shpatarit, pianistit...dhe njėrės prej figurave me tė rėndėsishme tė kohės sė tij, edhe sot konsiderohet mister i vėrtetė pėr biografėt e Josip Brozit.

Shkrimtari Momēilo Jokiq, njeriu i cili qė tri dekada e gjysmė merret me personalitetin e Titos, nė njė bisedė pėr gazetėn Blic, i ka kujtuar disa detaje qė i ka zbuluar gjatė studimit tė tij.

Josip Brozi i vėrtetė ishte kroat qė ka vdekur nė Vjenė nė vitin 1913, ndėrsa identitetin e tij e ka marrė spiuni e agjenti i shumėfishtė, Josip Ambroz, i ashtuquajtur Tito. Ai ėshtė pjellė e dashurisė sė flaktė nė mes tė konteshės polake dhe drejtuesit tė pronės sė saj, Franc Ambrozit, dhe pėr ta shpėtuar nderin e saj aristokrat, fėmijėn jashtėmartesor e ka rritur njė familje e financuar nga babai i tij, ka deklaruar Jokiq.

I biri i industrialistit

Varianti i dytė i prejardhjes sė Tito-s, flet se ai ka qenė fėmijė jashtėmartesor i nėnės Maria dhe njėfarė jevgu polak, njė industrialisti tė famshėm nga Vjena, tek i cili Maria ka punuar herė pas here.

Pohimin pėr prejardhjen hebreje dhe jo kroate tė Titos, e ka lansuar mjeku i tij personal, prof. dr Aleksandar Matunoviq, nė librin e tij "Jovanka Broz bashkėsunduesja e Titos", qė ėshtė botuar pak kohė mė parė nė Beograd.

Qė prejardhja e mareshalit ėshtė e dyshimtė, krahas serbėve e kanė potencuar edhe fqinjėt e tyre kroatėt. Bashkėkombėsit e Tito-s, jozyrtarisht dyshojnė nė saktėsinė e tė dhėnave zyrtare tė biografisė sė tij.

Shumė vepra qė merren me kėtė tematikė janė shkruar, ndėrsa nė internet mund tė gjinden njė mori dėshmish qė tregojnė se i biri mė i madh jugosllav, nė tė vėrtetė ka qenė agjent i shumėfishtė me njė rrjet bashkėpunėtoresh nėpėr botė.

Thuhet se nė vitin 1934 ai ka qenė spiun i shėrbimit sekret britanik, pastaj i shėrbimit NKVD rus, ABVER-it gjerman, ndėrsa atij i mėveshėt edhe roli i oficerit tė shėrbimit sekret tė Austro-Hungarisė.

Nė shkollėn ushtarake austro-hungareze nė Peēuj, ku thuhet tė jetė shkolluar bashkė me Kėrlezhen, Tito e kishte marrė identitetin e Josip Brozit kroat, gjė qė i kishte mundėsuar atij tė lėvizte lirshėm nėpėr tė gjitha territoret sllave.

Identitetin e kishte ndėrruar pėr shkak tė nevojės, sepse siē thuhet, ai ishte arrestuar afėr Novi Sadit, pėr shkak tė njė pėrdhunimi qė kishte kryer, kėshtu qė pėr tiu shmangur burgut e kishte pranuar ndėrrimin e identitetit dhe aktivitetet tė tjera qė i janė kėrkuar.

Pasi qė Josip Brozi i vėrtetė ka lindur nė Vjenė, ndėrsa Ambrozi, respektivisht Tito, nė Poloni, kjo do tė thotė se Kumrovaci ėshtė segment i trilluar i biografisė sė Titos, ka thėnė Jokiq.

Edhe vetė Tito sikur i ėshtė shmangur shkuarjes nė Kumrovac, vendin zyrtar tė lindjes sė tij. Pėr herė tė parė e kishte vizituar shumė vjet pas pėrfundimit tė Luftės II Botėrore. Ndėrkaq tė varri i gjoja prindėrve tė tij ai nuk ka shkuar asnjėherė.

Titon nuk e njohu as vėllai i tij

Dyshimi rreth prejardhjes sė tij nga Kumrovci ėshtė zbuluar nga tė afėrmit e tij (gjenerali Gjuriq), tė cilėt kanė pohuar se nė vitet e 50-ta nga Budapesti ishte sjellė vėllai biologjik i Josip Brozit, pėrndryshe punėtor hekurudhe nė Hungari, qė tė takoheshin sėrish pas shumė e shumė vjetėsh.

Ai takim ishte fiasko i llojit tė vet, pasi qė vėllai i tij ka thėnė se ai njeri nuk mund tė jetė Josip Brozi, sepse Brozi nuk e kishte gishtin tregues nė njėrėn dorė. Gjatė luftės gjermanėt kishin lėshuar fletė-arrestin pėr Josip Brozin nė Zagreb, ku nė fotografi shihej dora e tij pa gisht tregues.

Shumėkush ėshtė pyetur se si njė pėrpunues metalesh nga Zagoria mund tė luante nė piano, dhe pa gisht tregues tė bėhej shpatar...

Gazetari i "Vecernji novosti", Pera Simiq, pėrndryshe njohės i shquar i personalitetit tė Titos, po ashtu pajtohet me teoritė pėr ndryshimin e identitetit tė tij, mirėpo thotė se ato nuk janė parėsore.

Kanė ekzistuar momentet kur Titoja ka mundur tė zbulohej. Tė gjitha kėto momente janė pushuar me gjak dhe pėr kėtė gjė askush nuk dinte. Nėn rrethana tė dyshimta, ai ka arrestuar dhe likuiduar secilin qė ka paraqitur rrezik pėr tė. Nė njė protestė me bomba qė kishte ngjarė nė vitin 1928 bėhej fjalė pėr njė person, mirėpo a ka ekzistuar dikush tjetėr mė herėt, do tė mbetet mister, thotė Simiq.

Njė shembull tė ngjashėm merr edhe Momēilo Jokiq. Ai pohon se disa oficerė tė Vermahtit qė ishin burgosur nė fund tė Luftės II Botėrore janė pushkatuar vetėm pse e kanė njohur Titon nga shkolla nė Peēuj si dhe mėkatet e tij. Duke u lavdėruar me kėtė fakt, oficerėt kishin kėrkuar qė tė kontaktohej Titoja, duke shpresuar nė njė tretman tė mirė, mirėpo pasi ishte kontaktuar, mareshali prerazi kishte kėrkuar qė ata tė pushkatoheshin.

Dėshmitarėt e vrarė

Sipas principit tė njėjtė janė eliminuar tė gjithė dėshmitarėt e identitetit tė tij tė vėrtetė. Disa prej tyre janė likuiduar, tė tjerėt janė dėrguar nė Goli Otok dhe mė pas i ka pritur fati i njėjtė, thotė Jokiq.

Nė njėrėn nga agjencitė mė tė famshme inteligjente, CIA, ekzistojnė materiale tė panumėrta pėr Titon, ndėrsa kėrkesat pėr tė pasur qasje nė to vijnė nga tė gjitha anėt.

Njė mister tė vėrtetė paraqet edhe valixhja e zezė me tė cilėn ka vdekur mareshali dhe nga e cila nuk ėshtė ndarė kurrė. Nė atė valixhe, pos tė tjerash, dyshohet se kanė qenė edhe dokumentet qė dėshmonin prejardhjen e tij.

Fakti se gjurmėt mė simptomatike qė do tė duhej tė zgjidhnin misterin pėr identitetin e Brozit janė ndėrruar, po ashtu flasin nė tė mirė tė dyshimeve. Nė komunėn Tuheli, ku janė regjistruar tė gjithė paraardhėsit e tij, pas vdekjes janė bėrė ndryshime aq tė mėdha sa qė dokumenti nuk mund tė quhet mė valid.

Arsyet pėr kėto ndryshime qė i kanė dhėnė falsifikatorėt janė aq banale sa qė mund tė pėrkufizohen me marrėzi.

Gjoja nė dokument shkruante se ai ka lindur mė 7 maj dhe pėr kėtė arsye ishte pėrmirėsuar kjo datė nė 25 maj qė tė pėrshtatej si datė e mirė pėr festimin e ditėlindjes sė Titos?! Me kėtė udhė janė pėrmirėsuar edhe disa fakte tė tjera, thotė Pera Simiq.

Sipas tė dhėnave zyrtare, Josip Broz ka lindur mė 7 maj 1892 nė Kumrovac tė Kroacisė. Babai i tij ishte njė fshatar i varfėr, Franjo Broz, ndėrsa e ėma Maria nga Sllovenia. Ai vdiq mė 4 maj 1980, ndėrsa ēdo vit, nė kėtė datė nė Shtėpinė e luleve nė Beograd, ku ėshtė varrosur, mblidhen adhuruesit e tij nga trojet e ish-Jugosllavisė pėr ti shėnuar pėrvjetorėt e vdekjes sė tij. (marre nga Telegraf)


P.S.
Keto i ka shkru R2D2, une si moderator po i qes ketu.

-- Edited by xenini at 02:29, 2008-02-13

__________________
xenini


Guru

Status: Offline
Posts: 954
Date:
Permalink   

sdi pse kom qef me besu qe Tita o kon mason
nashti pse diqysh si Vetoni

P.S. Keto i ka shkru Lulija, une si moderator po i qes ketu.


__________________
xenini


Guru

Status: Offline
Posts: 954
Date:
Permalink   

Tash une vetvetiu:

Nuk po kuptoj, qka duhesh me qen, per me besu ne keto sene per Titen. Shkijet tu i lexu dhe tu i besu ketyre seneve ju qi nana. Nebeski narod........

__________________
xenini
Anonymous

Date:
Permalink   

Josip Broz Tito vellimi 1 dhe 2
Jozha i vogel , Tito i madh


shum misterioz ky far Titua, noshta u kon Allien e nuk u dek hiq po ka fluturu ne planet tvetin.



__________________


Guru

Status: Offline
Posts: 808
Date:
Permalink   

kurgjo tita qa u kon qeni i tij besnik Lluksi qi ja pat pshtu jetn tuj i dal bombes perpara si nfilmin matrix edhe ne qastet e fundit tuj piskit (Lluksi ka fol edhe mir bile) : izbezhi se druzhu Tito lubicicu bella, tebi vollim omlladinu cella ahhh....

__________________



Guru

Status: Offline
Posts: 895
Date:
Permalink   

Kto une se kom shkru po e kom vidh t perkthyme prej ni forumi sa vet se di ku.
Kto teori t konspiracionit s kan lidhje pse shoku tito o shku ma i mire, po vet standardi qi e kan pas njerzit, mos ja nisni tash ktu jo i ka shti n burg, jo goli otoki, jo qa po di une.

__________________

Kur kthehet Shoku TITO?



Guru

Status: Offline
Posts: 954
Date:
Permalink   

[youtube=http://youtube.com/watch?v=E2N-WUeHwRo]

-- Edited by xenini at 15:56, 2008-02-14

__________________
xenini
Anonymous

Date:
Permalink   

vdekje fashizmit
liri popullit



__________________


Guru

Status: Offline
Posts: 895
Date:
Permalink   




TiTo n kosove, ku po njeri paska dal, a i ka qit dikush me zore, e prej t mirave jon dal, s di veq ma shume se per vetvendosje paska pas.

__________________

Kur kthehet Shoku TITO?



Guru

Status: Offline
Posts: 1398
Date:
Permalink   

eu bre nonen, dikush e paska hjek kit xhirim... thash mos pe shoh veten, se edhe une kam qene PIONIER I TITOS. besa edhe fasaden e banesave na kan pa ly krejtve qat vit na kan pas knaq... nuk di sa vjet i kom pas, 6-7 ose ma se shumti 8 veq e di qe gzim ma te madh deri athere nuk kom pas - per qe erdh tita ne prishtine, jo per fasade!

__________________
MPUQ
Anonymous

Date:
Permalink   

qe qitu osht
http://www.youtube.com/watch?v=z0F6L79BnWI

__________________
Anonymous

Date:
Permalink   

paj platoni e ka pas mire kur ka thon gjithqka osht ideore.
shiptari kur  su kon i zoti i vetit e megjithat e ka at iden e shiptarit i zot i vetit.


__________________


Guru

Status: Offline
Posts: 895
Date:
Permalink   

menihere mas lufte po edhe 90, me permen per mire titon dicka o kon problem , t kan pa si pro serb, "shiptart i ndershem",po sot po m vjen mire qi i kena kalu ato , per do njerz o kon problem qi kan nxite nacionalizem si te shiptart qashtu edhe te serbt, po njerzit e kan pas ni jete t mire, ni standard t nalte edhe me thon ma thjesht kan bo jet t dinjitetshme, jo krejt po shumica.

Edhe nihere e pergjithmone kerkush tjeter pos serbve e kan shkatru jugosllavine, me iden e srbise madhe, prej cubrilovicit,milosevicit,seselit, e per fatin tone politike t ngjajshme edhe kostunica bon sot tu u kap per do kisha, qi per to jon ma t randsishme se cka menojn 2milion njerze.

__________________

Kur kthehet Shoku TITO?



Guru

Status: Offline
Posts: 808
Date:
Permalink   

Anonymous wrote:

qe qitu osht
http://www.youtube.com/watch?v=z0F6L79BnWI



po ku e paskan gjet me b darsma bash qat dit. ani qfar tollovije tu kaka kon



__________________



Guru

Status: Offline
Posts: 731
Date:
Permalink   

mus u nervizat o arditu se kastrioti djal i ri, pa martu, perdit tu e paramendu dasmen e vet qysh ka mu kon, kshtuqi padyshim i sheh dasmat edhe aty ku sjan. :)

__________________



Guru

Status: Offline
Posts: 1398
Date:
Permalink   

qa k. ke qikjo se???
888v.JPG
kta te ekspresit kajhere m'pelqejin veq kajhere dijin me i ra mutit shuplaka te forta. qikjo o njeni prej rasteve te tilla! me e shti titen ne mes te nikola pashiqit edhe sllobodan millosheviqit nuk osht qaq ofendim per titen, sa osht kompliment per kta dy he nonen e debillave.

__________________
MPUQ


Guru

Status: Offline
Posts: 895
Date:
Permalink   

e pash dje t n tv ket far beratin ke bash me blendi fevziun ,(shume i ran ky berati kishe une qaq analist), edhe berati tha qi shume e mail-a kardh n express pse tita ktu, ku peridhun ma t mire ekonomike e arsimore kosova e ka pas n kohe t tites.

__________________

Kur kthehet Shoku TITO?



Guru

Status: Offline
Posts: 1398
Date:
Permalink   

r2d2, ja ndali ne gjys blendi, se ai pat hala me tregu aty, demek pse e kan pa te arsyeshme me qit titen, po nuk po me qudit qe kan shku shume emaila, se me kon po e boj llaf po ju pengon, plus shume e njeri tash po thojin pse me qit 1913-2008 kur Kosova osht okupu me 1912 edhe liru me 1999?!  ama debilla bre, se tuj i livdu njerzia kta e fitun pershtypjen qe ckado qe te shkrujin ose bojin e kan mire.

__________________
MPUQ


Guru

Status: Offline
Posts: 954
Date:
Permalink   

Gazeten EXPRESS e "kqyri" nji here ne muaj. Nuk i "kqyri" as tjerat, por per gazetar Expressit kam pas rast dy here, muhabetin e kafiqit me e pa ne gazet, pa e investigu burrimin e lajmit, po drejt prej rruges, qite ne gazet, se m`tha njani. Po dojne me rrit ****jen dhe ngapak jan ka e arrijin se njerzit kan qejf senzacione.
Fotoja ne ballin, nuk pat kurfar kuptimi per mu, pasi qe te tret jan te vdekur per me ju thon **** you. Kan mujt Tadicin, Kostunicen dhe nuk e di kush o Kryetar i Kuvendit i Serbis, me i qit, se atyre je ka ju bon "te zezen".
Shnosh na.

__________________
xenini


Guru

Status: Offline
Posts: 954
Date:
Permalink   

Ka mujt keshtu mu dok, ballina e gazetes:

treshi-express.jpg


__________________
xenini
Veterinari

Date:
Permalink   

Xene,
Edhe mue nuk me ka pelqye gazepi express me kete faqe te pare te budallakavt. Por duke e ditur se aty jane zibidijat e tipit berati dhe betoni nuk u qudita.
Berati e sidomos batoni jane pacijenta te mi qe vijne per kontrolla ka dy here ne ditje por badihava.....ska ilaq per ta

Veterinari

__________________


Member

Status: Offline
Posts: 5
Date:
Permalink   

o ku jeni he titista ,me sap jovanka e paska tradhtu titen me juve.

__________________
shkelza


Guru

Status: Offline
Posts: 895
Date:
Permalink   

http://www.youtube.com/watch?v=nCJJYIpb-4w

http://www.youtube.com/watch?v=-JUharO0Ky8

http://www.youtube.com/watch?v=sni2tfqR7GQ

http://www.youtube.com/watch?v=MCmtTCU2NzI

http://www.youtube.com/watch?v=jpGOjOKHmkc


Qe biografia e titos , prej amerikanve m doket

__________________

Kur kthehet Shoku TITO?

Anonymous

Date:
Permalink   

xenini wrote:

mir po ja ban qi po qel qiso temash uc, veq mfal qe po dal pak prej teme!

R2D2 qyty posht po te shkrun ,,shoku tito shoku ma i mirr,, R2D2 po len me kuptu qe ti paske njohuri per titen mir, a kishe mujt mem kallxu diqka per titen?
nje kogja njeri me tha bre se tita i vertet u vra ne luft, e gjoja se rust e paskan pa qu nje tito fallco, aj ish i bindur per ket, bile mi tha do fakte, kinse tita i vertet e ka pas nje gisht te dores te kput, e ky fallci ish kan shnosh e mir edhe me te gjith gishtat, do qiso kinse fakte, a mundesh ti ose dikush me kallxu naj te vertet per qit hamam titen? flm.

Keto i ka shkru anonimusi, une si moderator po i qes ketu.


-- Edited by xenini at 02:27, 2008-02-13






__________________
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard