Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: RAPORT MBI 100 DITĖT E QEVERISĖ “ĒEKU” - organizata Ēohu


Guru

Status: Offline
Posts: 954
Date:
RAPORT MBI 100 DITĖT E QEVERISĖ “ĒEKU” - organizata Ēohu
  


RAPORT MBI 100 DITĖT E QEVERISĖ “ĒEKU”


1. Mbi hulumtimin e “Ēohu”
Ky ėshtė njė hulumtim i Organizatės pėr Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet “Ēohu” mbi 100 ditėshin e parė tė Qeverisė “Ēeku”. Kur kemi menduar tė nisim kėtė monitorim tė mediave me qėllim tė pėgatitjes sė njė raporti mbi 100 ditėshin e Qeverisė “Ēeku” ka lindur edhe dilema se a mund tė flitet pėr njė 100 ditėsh tė kėsaj qeverie kur dihet se pėrbėrja e saj nuk ka ndryshuar qysh prej formimit tė kėsaj qeverie, nga fundi i dhjetorit tė vitit 2004. Tre kryeministra kanė ardhur nė krye tė kėtij koalicioni qeverisės mirėpo asnjė ministėr nuk ėshtė ndėrruar. Shumė arsye do tė na shpiejnė nė konkludimin se kjo qeveri nuk meriton raport sepse as qė ka bėrė ndonjė pėrpjekje pėr tė arritur ndonjė rezultat. Thjesht, kjo qeveri duket sikur me kohė e ka marrė mesazhin se ėshtė krijuar si njė qeveri e status quo-s pėr periudhėn deri nė zbatimin e strategjisė dalėse tė misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, UNMIK-ut.

Sido qė tė jetė, Qeveria “Ēeku” ndoshta nuk bėri pėrpjekje pėr tė prishur status quo-n e stagnimit sė ēfarėdo zhvillimi pozitiv nė qeverisje, por kėshtu nuk mund tė thuhet pėrsa i pėrket qeverisjes sė keqe. Prandaj, Organizata pėr Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet “Ēohu” vendosi qė tė bėjė kėtė raport me qėllim tė ritheksimit tė shkeljeve tė ligjit, korrupsionit dhe keqpėrdorimeve qė kanė ndodhur pėr sa kohė Kosovėn e ka udhėhequr kjo qeveri.

Sė pari ėshtė mirė tė theksojmė se raporti vetėlavdėrues i kabinetit tė kryeministit aktual, zotit Agim Ēeku, mbi punėn e ministrave prej se ai ėshtė emėruar nė kėtė post nuk meriton ndonjė vėmendje duke qenė se ai raport nuk ėshtė vetėkritikė as sa pėr sy e faqe. Raporti i qeverisė nuk pėrballohet me problemet mė tė mėdha me tė cilat kjo qeveri ėshtė sfiduar, siē ėshtė korrupsioni, joprofesionalizmi, keqpėrdorimi i detyrės zyrtare, keqpėrdorimi i parasė publike, etj. Veprime tė tilla tė ministrave janė vėrtetuar nė vazhdimėsi nga raportet e shtypit ditor dhe nga Zyra e Auditorit Gjeneral.

Sė dyti, siē ėshtė parė edhe nga monitorimi i mediave kryeministri Ēeku ka treguar njė mungesė elementare tė konsistencės nė gjuhėn, premtimet dhe qėndrimet e tij, tė cilat kanė ndryshuar nė varėsi direkte me qėndrimet e partisė qė e vendosi nė kėtė vend, AAK-sė.

1.1. Natyra e raportit dhe qasja
Hulumtimi ėshtė i bazuar kryesisht nė monitorimin e shtypit ditor kosovar gjatė kėsaj periudhe qeverisėse 100 ditore, por mė shumė i pėrqendruar nė gazetat Koha ditore, Express, Lajm, Kosova Sot, Epoka e Re dhe Zeri ditor. Janė shfrytėzuar dhe burime shtesė pėr marrje informatash siē janė psh raportet e Zyrės sė Auditorit Gjeneral (ZAGJ). Kryesisht do pėrdoren datat pėr tė shėnuar raste specifike tė korrupsionit pa pėrmendur emrat e gazetave ditore duke nėnkuptuar se kanė raportuar tė gjitha ditoret pėr rastin nė fjalė. Kur bėhet fjalė pėr rast tė publikuar nga vetėm njė ditore apo edhe agjensi atėherė ajo do pėrmendet me emėr.

Pra, ky hulumtim i Organizatės pėr Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet “Ēohu” mbi 100 ditėshin e parė tė Qeverisė “Ēeku” ėshtė fokusuar sidomos nė aferat konkrete korruptive tė cilat ose kanė ndodhur nė kohėn prej se Agim Ēeku e ka marrė postin ose qė kanė ndodhur gjatė kohės sė mandatarit paraprijės por qė Ēeku do tė duhej t’i trajtonte nė njė formė ose nė njė tjetėr. Shkelja e ligjit nuk mund tė injorohet vetėm pse ajo ka ndodhur kur Ēeku nuk ishte kryeministėr; shkelja e ligjit nuk amnistohet por ajo dėnohet pamarrė parasysh kur dhe nga kush ėshtė kryer.

Ta ritheksojmė se qėllimi i hulumtimit ėshtė tė dėshmohet se 100 ditėshi i kėsaj qeverie nuk ėshtė karakterizuar nga ‘dinamika e shtuar dhe puna’ ashtu siē e ka paraqitur qeveria nė raportin pėr 100 ditėshin, gjė qė vėrtetohet nga mungesa e rezultateve konkrete, dhe sidomos nė zhvillim ekonomik. Pėrkundrazi, puna e qeverisė ėshtė karakterizuar me vazhdimin e aferave korruptive dhe veprime qė kanė treguar mungesėn e ēfarėdo sensi pėr mirėqenien dhe dinjitetin e qytetarit.


2. Kosova me kryeministrin e tretė me kabinet tė njėjtė
Qė prej fillimit, kjo pėrbėrhe e qeverisė ėshtė pėrcjellur me afera tepėr tė rėnda tė korrupsionit, keqpėrdorimit tė detyrės zyrtare dhe parasė publike, joprofesionalizmit, nepotizmit, mungesės sė transparencės dhe dhėnies llogari qytetarit. Gjatė mandatit tė ish-kryeministrit Bajram Kosumi ishte krijuar pėrshtypja se qeveria ėshtė bėrė indiferente ndaj shkeljeve tė ligjit, korrupsionit dhe aferave nė tė cilat ishin tė involvuar zyrtarėt e lartė qeveritar. Kosumi kishte tė punėsuar nė qeveri vėllanė dhe gruan dhe nėpėr konferenca shtypi vazhdonte tė thoshte se nuk ka argumente pėr korrupsion.

2.1. Rrethanat nė tė cilat u bė ndėrrimi i kryeministrit
Njė presion i jashtėzakonshėm ishte ngritur kundėr ish-kryeministrit Kosumi qė nė fakt kishte bėrė shkelje tė dokumentuara edhe pse shumė mė drastike dhe mė tė shpeshta ishin shkeljet e ministrave nė kėtė qeveri, tė cilėt vazhdojnė punėn edhe sot e kėsaj dite. Shtypi kosovar kishte filluar tė flasė pėr njė mungesė totale tė fuqisė politike tė Kosumit pėrballė partisė qė e ka nominuar dhe shumė shpejt ai u fut nė njė ashpėrsim tė marrėdhėnieve me kreun e AAK-sė deri nė shkarkim tė tij. Shkarkimi i tij nuk kishte ndonjė bazė tė dėnimit tė mosefikasitetit ose korrupsionit por ishte thjesht njė ēmim qė paguhej pėr shkak se nuk i ishte bindur shefit tė partisė sė tij. Me 1 mars, 2006, Bajram Kosumi jep dorėheqje nga posti i kryeministrit tė Kosovės, duke e quajtur kėtė veprim tė tijin akt moral kur nė fakt ai nuk kishte zgjedhje tjetėr.

Nisma pėr shkarkimin e Kosumit u bė njėkohėsisht me shkarkimin e kryeparlamentarit Daci, njė lider tjetėr arrogant dhe me afera tė shumta korruptive, i cili u shkarkua poashtu me 1 mars, vetėm tri javė pasiqė partia e tij (LDK) i kishte dhėnė votėbesimin. Edhe pse asnjėherė nuk u vėrtetuan motivet e vėrteta prapa kėtyre ndėrrimeve, nė kohėn kur trajektorja e rasteve korruptive tė ministrave kishte arritur kulmin shkarkimi i Kosumit dhe Dacit pėr njė moment u pa si njė tentim pėr ta luftuar korrupsionin dhe keq-qeverisjen. Nė emėr tė kėsaj kauze duket se i ėshtė ****ur ky ndryshim edhe mandatarit tė ri, zotit Agim Ēeku, tė cilin udhėheqėsi i AAK-sė e kishte bindur qė tė vijė nga njė institucion i suksesshėm dhe me mė pak probleme, TMK-ja.

Por koha dėshmoi se kėto ndėrrime ishin vetėm kozmetike dhe ishin bėrė me qėllim tė zbutjes sė opinionit gjithnjė e mė armiqėsor ndaj institucioneve qeverisėse kosovare.






2.2. “Djegia” e zotit Ēeku
Me datėn 10 mars, 2006, me 65 vota “pėr”, 33 “kundėr” dhe 5 abstenime, Agim Ēeku zgjidhet kryeministėr i ri i Kosovės, duke trashėguar qė tė gjithė ministrat dhe zėvendės-ministrat nga Qeveria “Kosumi”, pėrkatėsisht “Haradinaj” . Shijėn e parė tė hidhur zoti Ēeku e provoi kur nuk iu lejua tė bėjė veprimin mė normal tė secilit mandatar tė qeverisė: propozimin e kabinetit tė tij. Atij iu kufizua veprimi qysh nė fillim dhe kur pritej qė ai tė refuzonte tė futej si kryeministėr nė rrethana tė tilla doli me njė qėndrim qė befasoi shumė. Ai tha: do tė fillojmė kėshtu dhe pastaj do tė shofim ēfarė do bėjmė. Pas takimit tė parė tė qeverisė me nė krye Ēekun, kryeministri i ri u kishte thėnė ministrave tė tij se janė nėn njė provim 100 ditėsh me ē’rast pas kalimit tė kėtij afati ata do tė vlerėsoheshin veē e veē dhe do tė vendosej pėr vazhdimin ose jo tė mandatit tė tyre. Tė dy partitė nė mėnyrė unanime u kishin dhėnė pėrkrahjen e plotė ministrave tė tyre nga qeveria paraprake. Kjo ndodhte pėrkundėr faktit se shumica e kėtyre ministrave e kishin dėshmuar e ridėshmuar veten me kohė si tė korruptuar, si shkelės ligji dhe tė paaftė nė fushėn e punės sė ministrisė qė udhėhiqnin. Disa prej tyre i kishin treguar kėto afinitete qysh nga koha e tyre si udhėheqės nė komunat prej nga vinin. Sidoqoftė, opinioni kosovar nė mungesė mekanizmash pėr tė shprehur pėrkrahjen ose refuzimin pėr t’iu dhėnė 100 ditė afat kėsaj qeverie, e pranoi kėtė vendim nė heshtje.

Kryeministri i ri filloi me premtimet se nuk do tė falen shkelėsit dhe me deklarimet e tij tė forta krijonte pėrshtypjen se ai ėshtė duke u pėrgatitur tė ndėshkojė ministrat dhe zyrtarėt e lartė qė ishin akuzuar pėr shkelje. Kėto deklarime tė zotit Ēeku fillojnė tė vėniten me t’u lėshuar njė komunikatė shtypi nga zyrat e AAK-sė nė tė cilėn “kryesia e partisė u jep pėrkrahjen ministrave pėr punėn e deritashme”, duke i dhėnė kėshtu njė goditje tė fortė figurės sė tij prej kryeministri. Nė fund tė 100 ditė**** tė tij, kryeministri nuk solli mė nė fjalorin e tij fjalėn “llogaridhėnie” tė cilėn e shqiptonte vazhdimisht nė fillim tė mandatit.

Nė vazhdim tė kėtij hulumtimi do tė paraqitet ky proces i defaktorizimit tė Ēekut si i pari i qeverisė me pėrshkrimin e rasteve tė veēanta nė tė cilat kryeministri Ēeku nuk ka ndėrmarrė asnjė veprim tė vetėm pėr tė realizuar premtimin me tė cilin ėshtė futur nė kėtė funksion.

2.3. Si “evoluoi” gjuha e kryeministrit
Me tė marrė ofertėn pėr t’u bėrė kryeministėr zoti Agim Ēeku, duke e ditur pėrceptimin pėr ministrat aktual si thellėsisht tė korruptuar dhe tė pakualifikuar, pat dhėnė shenja se do tė krijonte njė pėrbėrje tė re tė qeverisė. Shumė shpejt ai e pati tė qartė se nuk do ta pėrjetojė rolin e kryeministrit nė kuptimin real tė tij, por, sikur edhe kandidati paraprak, do tė jetė njė figurė pak a shumė pėr tė artikuluar vullnetin politik tė kryetarit tė partisė qė e emėroi. Nė vazhdim do tė paraqesim sesi “evoluoi” dhe ndryshoi retorika antikorrupsion dhe reformuese e kryeministrit Ēeku nė periudha tė ndryshme tė 100 ditė**** qė tregojnė qartė kufizimet e tij pėr tė qenė njė kryeministėr qė udhėheq efektivisht me kabinetin e tij:

1. Me tė marrė vesh se ai nuk do tė mund tė krijojė njė kabinet tė vetin, pas njė takimi me nėnkryetarin e LDK-sė Eqrem Kryeziu, kryeministri Ēeku tha:

- Dėshirat janė tjera ndėrsa mundėsitė janė tjera.

2. Pėr t’a bindur opinionin se ai nuk do tė tolerojė shkeljet dhe korrupsionin tha:

-Askush nuk do tė kursehet pėr gabimet e bėra.

3. Me tė marrė komunikatėn e AAK-sė si pėrkrahje pėr ministrat aktual tha:

-Nuk mund tė ketė shkarkime nėse nuk ka argumente tė forta.

4. Kur filluan raportet e para tė auditorit general kryeministri tregoi me ndrojtje dhėmbėt kur tha:

-Nėse auditorėt tregojnė se ka pasur shkelje askush nuk do tė kursehet.

5. Kryeministri u dorėzua tėrėsisht mė nė fund kur i hėngri edhe fjalėt e veta dhe as auditimet nuk i quajti tė mjaftueshme pėr tė ndėrmarrė masa. Pas njė konference pėr shtyp tė liderit tė partisė sė tij ai tha:

-Ne do tė ndėrmarrim masa vetėm pėr atė qė ka ndodhur prej 12 marsit e kėtej.

6. Dhe sė fundi ka filluar tė largojė pėrgjegjėsinė nga vetvetja duke deklaruar se:

-Me raportet e auditorit tashmė duhet tė merret prokuroria.

Kryeministri si duket harron se gjyqėsia nė Kosovė ėshtė e kėrcėnuar por edhe e korruptuar dhe nė probleme tė thella. Sundimi i ligjit ėshtė pika mė e dobėt e institucioneve kosovare dhe pėr tu forcuar ka nevojė pėr mbėshtetje tė fuqishme politike e jo pėr ndėrhyrje apo injorim siē i bėn kryeministri Ēeku.

3. Fillimi prej premisave tė gabuara
“Do tė jemi transparent” ishte premtimi i kryetarit tė grupit parlamentar tė LDK-sė zotit Alush Gashi nė seancėn kur u votua Ēeku si kryeministėr i ri nė ditėn kur Kuvendin e Kosovės nuk e ndali as rebeshi i akuzave tė kryetarit tė PDK-sė Hashim Thaēi pėr pėrfshirjen e ministrave nė krim dhe korrupsion dhe as vėrejtja e kryetarit tė ORA-s Veton Surroi se kjo qeveri nuk ka program pėr ta votuar kryeministrin e ri.

Qė nė fillim kjo u quajt qeveri shantazhesh sepse “duhet tė mbeten kėta ministra se pėrndryshe kėrcėnojnė partitė politike tė tyre” . Nė kėtė seancė tė Kuvendit kishte edhe deklarime se ministrat kishin shantazhuar partitė se nuk do votojnė ndryshimet dhe do ndikojnė tek tė tjerėt pėr tė mos votuar. Deputeti i PDK-sė, Hydajet Hyseni, i ėshtė drejtuar mandatarit me kėto fjalė: Zoti Ēeku, keni hyrė nė lojė tė huaj dhe do tė duhej tė merrnit mėsim nga paraardhėsi i juaj nė qeveri.

Ēeku nė anėn tjetėr u pėrgjigj duke premtuar se do tė ketė disciplinė dhe transparencė nė punė e poashtu premtoi se “do tė jap llogari”. Nuk kishte ndonjė nevojė qė kryeministri i ri tė demantohej nga ndokush. Shumė shpejt u pa se edhe kjo qeveri nuk do tė kishte ndonjė kujdes pėr qytetarin.


4. Aferat korruptive gjatė 100 ditė**** tė Agim Ēekut
Disa gjėra qėndronin si sfidė me tė cilat zoti Ēeku nuk do tė ketė fuqinė dhe as guximin tė pėrballohet kurrė:

-Dėshtimi i funksionalizimit tė Agjensionit Anti-korrupsion
-Dėshtimi pėr njė kohė tė gjatė nė hapjen e magjistrales Prishtinė-Shkup
-Raportet e Auditorit Gjeneral qė dėshmonin pėrfshirjen nė keqpėrdoime tė ministrave aktual
-Dyshimet se ministri Bujar Dugolli ka marrė ryshfet nė rastin e privatizimit tė Ferronikelit dhe tė licencimit tė lojėrave tė fatit – dyshim i lidhur sidomos me Sėisscasino
-Transferimi joligjor i rreth njė milionė eurove nga ana e ministres Melihate Tėrmkolli nė llogarinė e Presidencės dhe kthimi i tyre mbrapa
-Nėnshkrimi i njė drafti kontaverz tė ligjit pėr pėrkujdesje ndaj veteranėve tė luftės
-Rasti i ministrit Petkoviq
-Renovimi dhe lėshimi solemn nė punė i njė gjeneratori tė Kosova A dhe djegia e tij brenda 24 orėve.

Natyrisht tė tilla raste ka shumė, por lista do tė stėrzjatej sikur tė vazhdohej dhe nė anėn tjetėr, kėto do tė duhej tė ishin mjaftė pėr njė qeveri qė ta kuptojė se ėshtė e dėshtuar. Nė asnjė nga kėto raste zoti Ēeku nuk ka ndėrmarrė asnjė tė vetmėn masė serioze sė paku pėr tė sqaruar cfarė ndodhi.

Raporti nė vazhdim ka kėto dhe rastet tjera me njė numėr mė tė madh detajesh. Meqenėse nė shumicėn e rasteve shkrimet kanė dalur nė mė shumė se njė gazetė ditore, kryesisht do tė pėrdoren vetėm datat pėr tė shėnuar ngjarjet.

4.1. Agjensioni Anti-Korrupsion
15 mars:
Vonesa me funksionalizimin e Agjensionit Anti-korrupsion po i afrohet dy vitė****. Edhe pse zoti Ēeku ka zgjedhur njėrėn nga paraqitjet e tij tė para publike pėr tė bėrė thirrje pėr aktivizimin e kėtij Agjensioni, shumė shpejt edhe ai vetė do tė bie para presionit qė tė mos ndėrmerren masa kundėr korrupsionit nė kėtė qeveri. Nė fund tė 100 ditė**** Agjensioni nuk ka zyra, nuk ka buxhet, nuk ka drejtor tė zgjedhur, nuk ka vullnet politik pėr ta mbėshtetur. Mė nė fund, me 17 korrik, Kuvendi i Kosovės voton Hasan Pretenin pėr drejtor ekzekutiv tė Agjensisė Anti-korrupsion. Mbetet tė shihet sesa shpejt do tė aktivizohet agjensioni nė luftėn antikorrupsion, tash pas zgjedhjes sė drejtorit.

Themelimi dhe funksionalizimi i Agjensionit Anti-Korrupsion kėrkohet me standarde (Standardi i V-tė, Ekonomia) pėr zbatimin e tė cilave janė zotuar i tėrė kabineti qeveritar duke i shpallur edhe prioritet tė qeverisė sepse ato ndėrlidheshin drejtpėrdrejt me zgjidhjen e statusit final. Megjithatė funksionalizimi i agjensionit nuk ka ndodhur duke treguar kėshtu joseriozitet para bashkėsisė ndėrkombėtare dhe papėrgjegjėsi para qytetarėve kosovarė. Ēeku nė fjalimin e tij mė 19 qershor deklaron “Gjatė kėtij 100-ditshi ne kemi bėrė pėrparime tė shumta nė krijimin dhe forcimin e institucioneve demokratike…”.

Poashtu, rruga qė ėshtė ndjekur nė themelimin e Agjensionit: delegimi i anėtarėve tė Kėshillit tė Agjensionit pa u vendosur parimet e punės sė tij ndėrton premisat pėr njė dominim tė kėtij Kėshillli nga partnerėt qė qeverisin. Pėr mė shumė, mė 4 prill ėshtė raportuar se Ragip Gajraku, njėri nga nėntė anėtarėt e Kėshillit tė Agjensionit Anti-Korrupsion, ėshtė akuzuar nė Kuvendin Komunal tė Prizrenit se ka ushtruar korrupsion. Madje nė kėtė kuvend edhe ėshtė votuar mocion pėr zotin Gajraku. E gjitha kjo nuk flet mirė pėr tė ardhmen e agjensionit dhe mundėsitė e tij reale pėr tė luftuar korrupsionin.

4.2. Ministria e transportit: Magjistralja Prishtinė-Shkup dhe kusuret tjera
18 mars:
Shumė pak gjasa do tė kishte ministri i transportit dhe telekomunikacionit tė vazhdonte tė qėndronte nė kėtė pozitė edhe pas manipulimeve me hapjen e rrugės Prishtinė – Shkup, sikur nė ambientin politik kosovar tė kishte njė fije arsyeshmėrie. Ministri i Transportit Qemajl Ahmeti vazhdonte tė injoronte seriozitetin e njė problemi qė do t’i kushtonte shumė Kosovės dhe mė 18 Mars pasi vizitoi vendin ku kishte rrėshqitur dheu tha: gjendja ėshtė stabile nė rrugėn pėr Shkup.

Magjistralja mbetet e bllokuar pėr tre muaj, duke bllokuar arterien kryesore rrugore me rėndėsi tė posaēme ekonomike dhe strategjike pėr Kosovėn. Shumė akuza pėr keqpėrdorimin e buxhetit tė lėnė nė dispozicion pėr kėtė punė u ngriten dhe ministri asnjėherė nuk dha pėrgjegjėsi para askujt.

20 mars:
Nė njė rast nė tė cilin do duhej tė ndėrmerreshin masa kundėr zyrtarėve tė lartė pėr mospėrgjegjėsi dhe shkelje Ēeku i ndėrpren punėn firmės “Burimi” e cila ėshtė raportuar tė ketė marrė miliona euro nga ish-zv.kryeministri Adem Salihaj si udhėheqės i komisionit pėr zhbllokimin e magjistrales pėr Shkup.

Asnjėherė nuk u sqarua cfarė bėri ministria e transportit, pse kishte kaq kundėrthėnie nė gjithė kėtė problem? Nuk u sqaruan as akuzat pėr keqpėrdorimin e fondeve tė dedikuara nė lidhje me kėtė rrugė. Pėrkundėr faktit se pėr kėtė periudhė janė paguar 370 mijė Euro nuk ėshtė bėrė asnjė raport pėr Qeverinė pėr tė sqaruar se pse janė investuar gjithė ato para dhe nuk ėshtė zhbllokuar magjistralja. Magjistralja ėshtė zhbllokuar vetėm me intervenimin e TMK-sė dhe KFOR-it.

Afera e ****jes sė licencave pėr kontrollim teknik
Magjistralja Prishtinė-Shkup nuk ishte e vetmja aferė qė lidhet me MTPT. Zyrtarė tė kėsaj ministrie kurrė nuk kanė dhėnė ndonjė pėrgjegjėsi pėr deklarimet e dėshmitarėve se nė kėtė ministri janė duke u ****ur licencat pėr kontrollim teknik tė automjeteve dhe as nuk ėshtė marrė ndonjė masė pėr tė parė se cka ėshtė duke ndodhur me dyshimin se janė duke u ****ur edhe patentė shoferėt .

16 mars
Dėshmitarėt kanė thėnė se zakonisht janė dhėnė dhjetė mijė euro pėr tė blerė licencėn pėr kontrollim teknik tė automjeteve. Njė dėshmitar me emėr e mbiemėr, me foto, ka dalur nė gazetėn Express dhe ka folur mė 16 mars mbi miton qė ai ka dhėnė tek njėri nga udhėheqėsit e FR tė LDK-sė, Sejdė Tolaj, pėr t’ia dhėnė licencėn. Ai si tė pėrfshirė nė kėtė aferė ka akuzuar edhe Lulzim Zenelin, zėdhėnės i LDK-sė. Asnjė reagim nga ministria nė tė cilėn gjenden zyrat pėr licencim, Ministria e Transportit. Personi qė pretendon se ka dhėnė ryshfet pėr licencimin e kontrollit teknik thotė se njerėzit qė u ka dhėnė paratė ia kanė kthyer 7.500 nga 15 mijė euro.

Fakti qė njė person jashta ministrisė sė transportit ėshtė korruptuar pėr kryerjen e njė shėrbim qė normalisht kryhet nga kjo ministri dėshmon mė sė miri pėr ekzistimin e strukturave jashtaqeveritare qė ushtrojnė kontroll nė qeverinė Ēeku.


4.3. Ēėshtja Petkoviq
22 mars
Shumė akuza pėr keqpėrdorimin e mjeteve tė dedikuara pėr ndėrtimin e shtėpive tė serbėve tė kthyer janė ngritur kundėr ministrit pėr kthim dhe komunitete Slavisha Petkoviq. Kėto dyshime madje janė ngritur edhe nga ish-shefi i kabinetit tė vetė Petkoviqit, zotit Radomir Dimiq. Dimiq ka folur pėr fryerje faturash dhe dyshime pėr shkelje ka nxjerrė edhe Auditori Gjeneral i Kosovės.

Ministria pėr komunitete sipas akuzave ka paguar 80 mijė euro njė rrugė disa kilometėrshe tė shtruar me zhavor dhe njė rrethojė tė njė mini-stadioni tė futbollit. Poashtu janė nxjerrur akuza se kjo ministri ka bėrė shkelje me rastin e blerjes sė 20 xhipave nga firma “Shkodra”. Pėr shkeljet nė kėtė ministri Dimiq ka thėnė se ka njoftuar kryeministrin Ēeku. .Nė anėn tjetėr kryeministri fillimisht ka dhėnė fjalė tė forta nė raport me ministrin Petkoviq, por kėto deklarime nė ndėrkohė u harruan dhe asnjė masė kundėr tij nuk u ndėrmorr.

23 mars
Ministri Petkoviq pasi ka shpėrndarė akuza nė tė gjitha anėt dhe sidomos nė llogari tė kryeministrit ka vendosur qė ta ngrijė funksionin e vet. Sipas tij kryeministri nuk i ėshtė pėrmbajtur marrėveshjes sipas sė cilės posti i zėvendėsministrit tė punėve tė brendshme do t’i takonte Partisė Demokratike Serbe. Mė 26 Mars qeveria merr nė shqyrtim shkarkimin e Petkoviqit pas njė presioni tė vazhdueshėm nga shtypi, i cili kishte pėrcjellur kėtė rast si asnjė tjetėr.

29 mars
Qeveria sėrish ka folur pėr ēėshtjen Petkoviq dhe kjo ka ardhur pas raportit tė auditorit, nė tė cilin janė gjetur shumė shkelje. Pėrfundimisht duket se kryeministri Ēeku kupton se nuk ka fuqi pėr tė ndėrruar ministrat pa marrė parasysh sa tė rėnda janė shkeljet. Petkoviq mė 30 mars shkrin postin pasi qė ia zbusin zemrėn tė rinjėt e LDK-sė dhe AAK-sė. Katėr ditė mė vonė, i dėshmuar si ministėr kontravers Petkoviq “i pakėnaqur me punėn e tyre” shkarkon tėrė stafin e vetė pėrfshirė kėtu vėllanė e vet dhe vėllanė e ish-kryeministrit Kosumi tė cilėt i kishte kėshilltarė qė nga fillimi.

5 prill
Pas njė varg shkrimesh mbi keqpėrdorimet e zbuluara nga auditori nė Ministrinė e Petkoviqit, Ēeku mė nė fund detyrohet tė flasė para medias: “Petkoviq ėshtė duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė auditorit” duke aluduar se ministri do tė japė pėrgjegjėsi, ashtu sikur edhe u krijua pėrshtypja pėr disa javė rresht.

14 prill
Pas njė takimi me PSSP-nė Petersen, kryeministri Ēeku deklaron se vendimi lidhur me ministrin Slavisha Petkoviq mund tė merret mė 1 maj, pasi raporti i auditorit ka vlerėsuar shumė parregullsi nė punėn dhe menaxhimin e Ministrisė pėr Kthim dhe Komunitete. “Raporti ėshtė shumė i disfavorshėm pėr ministrin dhe flet pėr shumė parregullsi. Raporti kėrkon qė deri nė fund tė kėtij muaji, ministri Petkoviq duhet t’i shpjegojė ato parregullsi dhe me siguri qė pėrgjegjėsia politike ėshtė e tij si minister”, kishte deklaruar prerazi kryeministri Ēeku duke vazhduar se me Petkoviqin tash do tė merret ai dhe zyra ligjore.

Mirėpo, 1 Maji erdhi dhe kaluan gati tre muaj dhe ministri Petkoviē as nuk u shkarkua e as nuk dha llogari para askujt. Ndėrsa zėdhėnėsja e qeverisė Ulpiana Lama ka thėnė se nė njė letėr qė Petkoviq i ka dėrguar kryeministrit nuk i ėshtė pėrgjigjur fare nė lidhje me parregullsitė e shėnuara nė kėtė ministri. Kėshtu atij iu dha sinjal se mund tė vazhdojė me keqmenaxhime, korrupsion dhe vjedhje pa u brengosur se mund ta kap ligji. Ndėrkohė, Petkoviq ka vazhduar me skandale dhe afera tjera korruptive.



__________________
xenini


Guru

Status: Offline
Posts: 954
Date:
  

4.4. Rilokimi i mjeteve nga MSHP-Presidencė-MSHP dhe shumat marramendėse tė investuara nė zyrat e ministres Tėrmkolli
20 mars
Mbi njė milionė euro tė dedikuara pėr Pallatin e shtypit ministrja Tėrmkolli i ka bartur nė llogarinė e presidencės pėr tė blerė makinat qė nė total kanė kushtuar 2 milionė e 575 mijė euro, duke shkelur dispozitat e ligjit pėr menaxhim tė finansave publike . Njė njeri pat pėrfunduar nė burg nė lidhje me kėtė rast, por ministrja Tėrmkolli nuk i ka dhėnė llogari askujt dhe nuk ėshtė paraqitur as nė interpelancėn qė kanė ftuar deputetėt e Kuvendit tė Kosovės.

01 prill
Mė 01 prill ėshtė raportuar se Presidenca vendosė t’ia kthejė Ministrisė sė Shėrbimeve Publike (MShP) njė milionė euro, tė cilat duke thyer Ligjin pėr menaxhimin e finansave publike ministrja Tėrmkolli i kishte transferuar mė 27 prill 2005 nė llogari tė Presidencės sė Kosovės me lejen e ministrit tė finansave Haki Shatri . Kėto para janė kthyer me kėrkesėn e ministres pas inicimit tė hetimeve nė lidhje me kėtė rast. Paratė qenė dėrguar nė llogari tė presidencės pėr blerjen e makinave tė blinduara dhe nė kėtė rast qe burgosur Blerim Svirca nėn akuzėn pėr shpėrlarje parashė nė shtator tė vitit 2005. Askujt nuk i ka dhėnė pėrgjegjėsi pėr kėtė ministrja Tėrmkolli edhe pse ėshtė pranuar edhe nga vetė kryeadministratori Soren Jessen Peterssen se nė kėtė rast ka pasur shkelje tė ligjit. Hipokrizia e kėtij rasti ka arritur kulmin kur transaksioni ėshtė quajtur huazim edhe pse nė formėn e bėrė nuk ėshtė e paraparė me ligj. Kjo ėshtė edhe njė dėshmi se nė ēfarė standardi ėshtė sundimi i ligjit nė Kosovė (qė ėshtė Standardi i II-tė i ‘Standardeve pėr Kosovėn): zyrtarėt thjesht krijojnė vetė ndonjė institucion ligjor qė nuk ekziston pėr tė arsyetuar veprimet e tyre. Edhe nė rastin e transferimit tė parave nga ministrja Tėrmkolli edhe nė rastin e kthimit tė kėtyre tė hollave nga Zyra pėr Prokurim e Presidencės transferet janė jashtaligjore.


4.5 Ministria e Tregėtisė dhe Industrisė: Ministri Dugolli

Kazinot
Ligji mbi lojėrat e fatit kėrkon qė pėr licencimin e njė kazinoje duhet tė depozitohen 2 milionė euro dhe tė bėhet njė pagesė pėr Buxhetin e Konsoliduar tė Kosovės (BKK) nė shumėn prej 1 milionė eurosh. Kėto dispozita, edhe pse krejtėsisht tė qarta dhe pa pėrjashtime, janė shkelur nga Ministria e Tregtisė dhe Industrisė (MTI) gjegjėsisht nga ministri Bujar Dugolli i cili ka licencuar Sėiss Casino-n dhe Kasino King . Kėto dy kazino kanė dhėnė dėshmi pėr posedimin e dy milionė eurove por nuk ėshtė zbatuar dispozita sipas tė cilės kėto depozite duhet tė lihen nė njė xhirollogari tė veēant tė Ministrisė sė Ekonomisė dhe Finansave. Ndėrsa nuk janė paguar fare njė milionė euro pėr BKK-nė tė parapara si taksa pėr ushtrim tė veprimtarisė. Edhe pse ato janė licencuar nga Ministria e Tregtisė dhe Industrisė, ministri Dugolli dhe ministri Shatri nė vazhdimėsi kanė hedhur fajin te njėri-tjetri pėr kėto shkelje nė njė ikje pėrgjegjėsie tipike pėr qeveritarėt kosovarė.

05 prill
Raportohet se njėsiti pėr krim tė organizuar dhe korrupsion ka kėrkuar llogari nga MTI rreth mėnyrės sė licencimit tė Sėiss Casino-s, e cila nuk ka bėrė asnjėrėn nga pagesat e kėrkuara me ligj. Haxhi Rama shef i Agjensisė pėr Regjistrim tė Bizneseve ka deklaruar pėr shtyp se nuk e di arsyen pse ėshtė licencuar kjo kazino edhe pėrkundėr faktit se nuk ka bėrė depozitėn pėr licencė. Njė kazino pėr t’u hapur pėrveē pagesės sė njė milionė eurove pėr veprimtari duhet tė paguaj edhe 50 mijė euro sa herė qė e zgjat licencėn. Sipas raportimeve nė gazeta asnjėra nga kėto shuma nuk ėshtė paguar. Gazetat kanė raportuar edhe pėr pjesėmarrjen e ministrit Dugolli nė hapjen e Sėiss Casino-s. Opozita u mor me kėtė problem vetėm kur ky rast u zbardh nga shtypi ditor. Megjithatė opozita s’u tregua kėmbėngulėse dhe, nė anėn tjetėr, qeveria sikundėr edhe nė shumicėn e rasteve ka pritur qė problemi i kazinove tė bie nė harresė.

Mospėrgjegjėsia e ministrit qė njėherė premtoi se do ta shpallte pavarėsinė nė Kuvendin e Kosovės e sė fundi kėrkon qė AKM tė vazhdojė tė ekzistojė edhe pas pavarėsimit eventual tė Kosovės ka arritur gjer nė pikėn qė ligjin tė cilin e ka votuar vetė, atė pėr Lojėrat e Fatit, ta kritikojė si ligj qė mundėson monopol pėr Lotarinė e Kosovės.

Ēėshtja e kazinove ngelet njė nga skandalet e kėsaj qeverie derisa MTI dhe MEF luajnė ping-pong me pėrgjegjėsinė pėr shkeljet e bėra. As nė kėtė rast kryeministri Ēeku nuk pa bazė tė mjaftueshme pėr tė ndėrmarrė masa. Licencimi i kazinos pa pėrmbushur asnjė kriter pėr licencim nuk ėshtė “argument i fuqishėm” pėr zotin Ēeku.

Privatizimi
18 Mars:
Ministri Dugolli ėshtė akuzuar shumė edhe pėr korrupsion nė rastin e privatizimit tė Ferronikelit. Ai akuzohet pėr ryshfet prej tre milionė eurosh ku kompania Adi Nikel ka paditur ministrin Dugolli nė Prokurorinė e Qarkut nė Prishtinė, e cila lėndė mėpastaj ėshtė bartur nė Njėsinė pėr Krime Serioze Ekonomike. Pėrfaqėsuesi i “Adi Nikel” Muhamety Jaku akuzon ministrin Dugolli, i cili ėshtė edhe zėvendėsdrejtor i Bordit tė Drejtorėve nė AKM, se ka kėrkuar ryshfet pėr tenderin e privatizimit tė Feronikelit. Ndarja e tenderit pėr firmėn Alferon, ofertues i dytė, ka befasuar duke qenė se “Adi nikel” ka dhėnė 17 milionė euro mė shumė pėr blerjen e Feronikelit. Kjo ka ngritur dyshime pėr korrupsion dhe megjithatė asnjė hetim nuk ėshtė ndėrmarrė, nuk ėshtė kėrkuar kurrfarė llogarie. Pėrkundrazi, janė injoruar dhe pėrēmuar kritikat e opozitės dhe mediave.


22 mars
Fershped fiton tenderin pėr Hotel Grand dhe Hotel Iliria, por shumė shpejt tėrhiqet me 26 Mars me arsyetimin se kishte pasur kėrcėnime. Policia nuk ka ndonjė tė dhėnė pėr ta vėrtetuar kėtė, por janė nxjerrur dyshime se ka pasur kurdisje dhe marrėveshje nė mėnyrė qė tenderi t’i jipet ofertuesit tė dytė dhe qė ofertuesi i parė tė mos i humb 50 mijė eurot pėr shkak tė tėrheqjes. Firma Makos tė cilės i ishte dhėnė tenderi e qė kishte aplikuar sė bashku me Fershped ishte e dyshuar pėr korrupsion nė Maqedoni. Akoma pa u sqaruar tėrheqja e ofetuesit tė parė AKM fillon negociatat pėr t’ia dhėnė tenderin ofertuesit tė dytė, praktikė kjo qė kishte ndodhur edhe mė herėt.

Njė javė para tėrheqjes sė ofertuesit tė parė pėr hotelet Grand dhe Iliria, poashtu janė tėrhequr nga privatizimi ofertuesit mė tė lartė tė Verarisė nė Rahavec. Kjo dukuri nuk ėshtė trajtuar ndonjėherė seriozisht nga qeveria, e cila edhe pėrkundėr faktit qė ka tre ministra nė Bordin e Drejtorėve tė AKM-sė vazhdon tė mbajė njė qėndrim indiferent me ato qė ndodhin nė AKM duke e konsideruar privatizimin si njė punė dhe pėrgjegjėsi tė tė huajve. Nė tė gjitha kėto raste kur ofertuesi i parė ėshtė tėrhequr ėshtė pėrfolur shumė edhe pėr kurdisje tė ofertave paraprakisht. Njė burim i afėrt me AKM-nė i ka thėnė njė gazete ditore nė fillim tė muajit qershor se ēmimet dhe ofertat nė procesin e privatizimit rregullohen shumė mė herėt sesa tė hedhet nė privatizim ndonjė ndėrmarrje. Nė anėn tjetėr vrapi qė AKM bėn pėr tė pranuar ofertuesit e dytė shkakton njė pėrkrahje tė kėtyre kurdisjeve. Rregullorja e re lejon qė tė pranohet ofertuesi i dytė por kjo rregullore ėshtė kritikuar shumė se ėshtė inicuar nga njerėzit qė dėshirojnė ta korruptojnė procesin. Rasti i akuzės pėr kėrkim tė ryshfetit nga ana e ministrit Dugolli pėr privatizimin e Feronikelit nuk ėshtė sqaruar kurrė nga organet gjyqėsore, por as nuk ėshtė provuar tė sqarohet nga Qeveria e Kosovės e as nga Kuvendi. Nėse Qeveria e Kosovės vazhdon ta shohė privatizimin si njė proces qė thuajse ndodhė nė njė shtet tjetėr duke injoruar akuzat pėr korrupsion, atėherė nuk mundet tė pretendojė se pėrgjegjėsia pėr manipulime tė procesit nuk do tė bie mbi ta.

Ėshtė njė varg i kompanive qė u janė ****ur ofertuesve tė dytė:

-Grandi
-Iliria
-Ferronikeli
-Farmedi
-Eximkosi
-Fabrika e ujit Kllokot


4.6. Aeroporti
Zyra pėr mbikėqyrje tė shėrbimeve tė brendshme e OKB-sė ka raportuar njė numėr shumė tė madh tė shkeljeve nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės. PSSP Soren Jessen Petersen ka thėnė se shkeljet e raportuara janė tė paargumentuara dhe kėsisoji ka vazhduar indiferencėn e tij ndaj krimit dhe korrupsionit nė Kosovė, pėr tė cilėn gjė nė njė mėnyrė ose nė tjetrėn e kanė akuzuar edhe organizma tė rėndėsishėm ndėrkombėtar si Grupi i Kontaktit. Nė anėn tjetėr Qeveria e Kosovės ėshtė sjellur nė lidhje me skandalet nė Aeroport sikur ato tė ndodhnin nė ndonjė shtet tjetėr. Zakonisht kryeministri dhe i tėrė kabineti qeveritar kanė hedhur poshtė shkrimet e mediave vendore dhe ndėrkombėtare dhe shoqėrisė civile pėr korrupsion, shkelje ligji dhe vjedhje, ndėrsa nė rastin e aeroportit ata thjesht nuk kanė bėrė ndonjė reagim direkt nė lidhje me shkeljet e raportuara. Qeveria e ka menduar kėtė rast sikur tė jetė njė problem ekskluziv i UNMIK-ut edhe pse dihet se Aeroporti ėshtė kompani qė menaxhohet nga AKM-ja, e cila ka nė Bordin e Drejtorėve tre ministra aktual, ndėrsa kryetari i Bordit tė Drejtorėve tė Aeroportit ėshtė vendor i emėruar nga Qeveria.

4.7. Energjetika

10 milionėt e djegura nė Kosova A
Ministri i energjetikės Et’hem Ēeku ėshtė dalluar gjithmonė pėr dėshirėn pėr paraqitje solemne para kamerave. Njė hapje goxha spektakulare ai i bėri edhe njė bllokut tė renovuar tė Kosova A, i cili Buxhetit tė Kosovės i kishte kushtuar miliona euro. Gjeneratori i hapur nga dy ministra, ministri Ēeku dhe ministri i drejtėsisė Jonuz Salihu, thjesht qėndroi nė funksion pėr mė pak se 24 oė dhe sipas raporteve tė mediave u shkatėrrua nga temperatua e lartė nė rotor .

Kosova akoma vuan nga mungesa e energjisė elektrike dhe ėshtė paralajmėruar se edhe dimėri 2006/2007 do tė jetė i vėshtirė. Ndėrsa qeveria, dhe veēanėrisht Ministria e Energjisė dhe Minierave (MEM), nuk ka dal me asnjė strategji afat-shkurtėr apo plan rezervė pėr tė zbutur sado pak pasojat e mungesės sė rrymės gjatė muajve tė vėshtirė tė dimrit. MEM ka bėrė prezantime mediale pėr ndėrtimin e njė termocentrali tė ri, Kosova C, qė edhe ashtu s’mund tė fillojė funksionimin edhe nja 12 vite. Nė tė njėjtėn kohė, MEM dhe menaxhmenti i KEK-ut bėjnė pasime futbollistike me topin e akuzave duke fajėsuar njėri-tjetrin pėr mungesė rryme duke dėshmuar kėshtu njė papjekuri dhe pagatishmėri nė marrjen e pėrgjegjėsisė pėr njė interes jashtėzakonisht strategjik tė Kosovės. Gjithė ato investime miliona eurosh, plane, strategji, konferenca, prezantime, fjalė optimizmi, ndėrrime menaxhmenti e ēfarė jo tjetėr dhe prapė se prapė gjendja nė energjetikė mbetet e njėjtė sikur para shtatė vitesh. Akoma qytetarėve tė Kosovės u ndalet rryma deri nė 12 orė rresht pa kurrfarė paralajmėrimi. Pasojat janė afatgjate ku mungesa e njė infrastrukture tė sigurtė dhe tė qėndrueshme energjetike largon investitorėt e huaj por edhe ata vendorė.


21 qershor
Tri ditė pas shpalljes me pompozitet dhe shout mediatik tė rikthimit nė prodhim tė bllokut A3, tė termocentralit Kosova A, pas riparimeve qė kishin kushtuar mbi 11 milion euro, ky bllok bie nga prodhimi sė bashku me blloqet tjera pėrveē bllokut tė parė tė termocentralit Kosova B. Pėr riparimin e kėtij blloku 10.3 milionė euro ishin ndarė nga buxheti i Kosovės dhe pjesa tjetėr nga KEK-u. Askush askujt s’i kėrkoi kurrėfarė pėrgjegjėsie sesi ėshtė e mundur qė njė termocentral riparimi i tė cilit kishte kushtuar 11 milionė euro tė binte nga rrjeti pas vetėm tri dite.


17 Mars: Ēėshtja ESBI
ESBI ishte akuzuar pėr njė kohė tė gjatė pėr keqmenaxhim. Madje janė ngritur edhe dyshime pėr keqpėrdorim. Pas njė serie akuzash nė adresė tė ESBI-sė nga ana e ministrit tė energjetikės, zotit Et’hem Ēeku, kryetari i partisė prej nga vjen ai e mbyllė kėtė ēėshtje duke dėrguar njė letėr pėrkrahjeje pėr ESBI mė 16 Mars. As kjo e as emėrimi si drejtoreshė e KEK-ut e zonjės Pranvera Dobruna edhe pse ishte kėshilltare nė Ministrinė e Energjetikės, nuk u trajtuan fare nga qeveria e Agim Ēekut edhe pse ishte e qartė se nė rastin e letrės sė zotit Haradinaj kishte njė kundėrthėnie me ministrinė qė e udhėheqė vetė partia e tij, kurse nė rastin e emėrimit drejtor tė zonjės Dobruna kishte konflikt tė qartė tė interesit.

Mė 19 Mars drejtoresha e KEK-ut ka deklaruar se do ta luftojė korrupsionin nė KEK, por edhe pas presioneve nga sindikatat ajo nuk ndėrmori kurrė ndonjė hap.

4.8. Postė Telekomi i Kosovės (PTK)
Express i datės 5 dhe 6 qershor shkruan sesi UNMIK-u me vetėdije po lejon shkatėrrimin e PTK-sė dhe intrudimin e Telekomit tė Serbisė nė tregun celular kaotik tė Kosovės, ndėrsa qeveria injoron kėtė fakt nė mėnyrė tė pashpjegueshme dhe tė dyshimtė. Express akuzon drejtpėrdrejt edhe shefin e UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen, mirėpo ky hesht sikurse edhe nė rastin e aeroportit.

Sfera e telekomunikimeve ėshtė njė interes strategjik nė ēdo vend tė botės dhe tė rralla janė vendet qė e privatizojnė kėtė sferė, dhe edhe kur ndodh kjo pėrqindjen mė tė madhe tė aksioneve e mban shteti nė mėnyrė qė tė mbrojė interesat e veta. Ndėrsa nė Kosovė nonshalanca dhe injoranca janė vlera dominuese tė veprimeve tė qeverisė duke injoruar zhvillimet rreth PTK-sė. U bėnė 7 vite qyshkur PTK dhe Monako Telekomi nėpėrmjet operatorit tė tyre Vala 900 kanė monopol nė fushėn e telefonisė mobile duke bėrė qė qytetarėt kosovarė nga mė tė varfėrit nė Evropė tė paguajnė tarifat nga mė tė lartat nė Evropė.

Nė Kosovė qeveritė, kryeministrat dhe kryeadministratorėt shkojnė e vijnė ndėrsa Vala 900 mbetet aty, e paprekshme. Mos tė pėrmendim kėtu aferat e panumėrta korruptive nė kėtė ndėrmarrje. Kur para dy vitesh u hap tenderi pėr operatorin e dytė mobil nė Kosovė, u ngriten afera aq tė mėdha korruptive saqė involvuan njė gamė tė gjerė institucionesh dhe akterėsh vendorė, ndėrkombėtarė, dhe shtete tė rajonit dhe mė gjerė.

4.9. Buxheti i Kosovės
Auditimi i Buxhetit tė Konsoliduar tė Kosovės ka treguar se nė 11 raste nuk janė mbuluar fare shpenzimet e bėra. Nė 200 raste dokumentacioni i transaksionit nuk ėshtė pėrputhur me procedurat e pagesės, tė cilat kanė pėr qėllim shmangjen e keqpėrdorimeve . Poashtu janė bėrė transaksione tė paautorizuara nė 32% tė rasteve. Nė mbi 200 raste shpenzimet kanė qenė njė-burimore – do tė thotė ėshtė shkelur ligji mbi prokurimin publik dhe ligji mbi menaxhimin e finansave dispozitat e tė cilave kėrkojnė publikimin e ofertave dhe tenderėve. Nėse Buxheti i Kosovės nuk ka integritet finansiar atėherė ėshtė shumė e kuptueshme qė njė gjendje e ngjashme ėshtė konstatuar dhe do tė konstatohet edhe nė komuna. Shembull pėr kėtė janė auditimet nė komuna qė kanė nxjerrė nė sipėrfaqe shkelje tė jashtėzakonshme tė Ligjit pėr prokurim dhe Ligjit pėr Menaxhimin e Finansave Publike.


4.10. Pushteti Lokal
Decentralizimi ėshtė tema kryesore nė negociatat me Serbinė pėr statusin final tė Kosovės dhe pritet tė jetė tema mė e nxehtė politike dhe ndėretnike nė vitet e ardhshme. Megjithėkėtė, negociatat nė Vjenė dhe zhvillimi i procesit tė decentralizimit deri mė sot kanė treguar se qeveria e Kosovės nuk udhėheq pothuajse aspak me atė proces, duke dėshmuar kėshtu se decentralizimi ėshtė agjendė e imponuar. Ministria e Administrimit tė Pushtetit Lokal (MAPL) ka dėshtuar nė zhvillimin e njė koncepti tė mirėfilltė decentralizimi dhe tė njė koncepti kosovar dhe pėr kosovarėt. Nuk dihet tė ketė bėrė kjo ministri konsultime me qytetarėt dhe vendbanimet qė do decentralizohen pėr ta spjeguar kėtė proces dhe pėr tė marrė opinionin e tyre pėr njė ēėshtje qė do ndryshojė thelbėsisht formėn e qeverisjes nė Kosovė!

Nė tė njėjtėn kohė, komuna e Zubin Potokut, Leposaviēit dhe Zveēanit njėra pas tjetrės shpallin gjendje tė jashtėzakonshme, ndėrsa qeveria mjaftohet duke thėnė se kjo nuk ėshtė kompetencė e komunave por e nivelit qėndror! Sjellje e njohur e pushtetarėve kosovarė tė cilėt me qėndrimin e tyre injorues e pranojnė faktikisht ndarjen e komunave veriore. Pamundėsia pėr tė shtrirė autoritetin e institucioneve kosovare nė komunat e veriut, dhe pėr mė shumė, mungesa e njė strategjie dhe iniciative tė sinqertė pėr shtrirjen e autoritetit nė veri dhe integrimin e asaj pjese tė Kosovės demanton pohimin e kryeministrit se gjatė 100 ditė**** tė tij tė parė janė krijuar dhe forcuar institucionet demokratike dhe se ėshtė rritur komunikimi dhe dialogu qytetar nė Kosovė. Mungesa e strategjisė integruese pėr komunat e veriut dhe komunitetit serb nė pėrgjithėsi paralajmėron se tė njėjtat probleme do tė jenė prezente edhe nė Kosovėn e pas-statusit. Kėtu duhet pėrmendur edhe rolin destruktiv tė Serbisė nė dekurajimin e qytetarėve serbė qė tė integrohen nė institucionet kosovare, por qė gjithsesi Serbisė i lehtėsohet puna me mungesėn e politikave tė mirėfillta integruese.

Komuna e Pejės
Zyrat pėr prokurim vazhdojnė tė mos kenė pavarėsinė e duhur. Ato vazhdojnė tė varen nga pėrfaqėsuesit e pushtetit tė cilėt qėndrojnė me kompetenca mbi ta. Kjo jep njė mundėsi pėr pushtetarėt qė tė ndikojnė nė vendimet e kėtyre zyrave dhe nė kėtė mėnyrė humbet paanshmėria e udhėheqėsve tė zyrave tė prokurimit publik nė tė gjitha nivelet e prokurimit dhe nė tė gjithė sektorėt.

Nė komunėn e Pejės pasi janė gjetur shkelje tė ligjit zyrtarėt kanė deklaruar se blerja jashta ligjore e makinave ėshtė bėrė me qėllim tė shpenzimit tė parave qė do tė ngelnin si suficit.

Ditorja Zėri shkruan se Ramiz Zeka, kryeshef i ekzekutivit nė Pejė ėshtė gjendur nėn hetime pėr shkak tė abuzimeve me rastin e blerjes sė makinave pėr komunė. Sipas raporteve nė hetuesi nė secilėn veturė janė keqpėrdorur nga 5 mijė euro. Shkeljet nė kėtė rast janė me sa vijon:

- Blerje pa tender publik
- Tejkalim i shumės sė lejuar pėr makina
- Tė dhėna tė rreme pėr kapacitetin e makinave
- Tejkalim i kompetencave
- Falsifikim i dokumentave
- Dėmtim i buxhetit komunal nė shumėn prej 20 mijė euro

Ėshtė shokues arsyetimi se makinat janė blerė pėr tė shpenzuar suficitin qė flet pėr njė mungesė serioze tė kuptimit tė nevojave elementare tė qytetarėve tė komunės sė Pejės (edhepse lirisht mund tė thuhet se ky ėshtė njė fenomen mbarėkosovar).

Komuna e Gjakovės
31 maj
Nė Gjakovė vetė asambleistėt e LDK-sė kėrkojnė tė inicohet procedura e votėbesimit pėr shkarkimin e kryetarit Aqif Shehu, ndėrsa ai thekson se ka pėrkrahjen e qendrės sė partisė, LDK-sė (Express). MAPL nuk interesohet fare pėr zgjidhjen e problemit dhe zhbllokimin e punės sė asamblesė komunale duke ia lėnė kėtė ēėshtje partisė e cila mban kėtė ministri (LDK). Kur pėrafėrsisht para njė viti asambleja komunale kishte shkarkuar kryetarin Shehu dhe kryeshefin ekzekutiv Tomorr Buza nėn akuza pėr korrupsion, ministri i pushtetit lokal Lutfi Haziri kishte ndėrhyrė te PSSP-ja, Soren Jessen Petersen, pėr tė zhvleftėsuar kėtė vendim tė asamblesė si tė paligjshėm. Nė njė kohė kur decentralizimi prezantohet si projekt qė do tė delegojė pushtetin nga qendra nė nivel lokal pėr ta afruar pushtetin te qytetari, ministri Haziri bėn njė ndėrhyrje autoritare nga Prishtina duke rrėzuar vendimin e shumicės sė asambleistėve. Ndėrkohė, ish-kryeshefi Buza rehabilitohet nga ministri i kulturės, Astrit Haraēia, duke u punėsuar nė ministri dhe duke dėshmuar kėshtu miqėsinė e tyre qysh nga koha kur Haraēia ishte kryeshef ekzekutiv nė Gjakovė.


Auditimi nė Gjakovė
Auditimi nga Auditori Gjeneral nė Komunėn e Gjakovės ka konstatuar njė numėr tė madh shkeljesh. Kėto shkelje kanė pėrfshirė periudhėn e vitit 2004 kur kryeshef i ekzekutivit ka qenė ministri aktual i kulturės Astrit Haraēia. Janė konstatuar tri raste kur tenderėt janė pėrmbyllur me mė pak se tri oferta prej tė cilave njėri me vetėm njė ofertė. Megjithė mungesėn e ofertave, pėrkundėr ligjit, komuna ka vazhduar me procedimin e kėtyre tenderėve.

Ndėrsa nė dy projekte pėr renovimin e zyrave tė KK tė Gjakovės ėshtė gjetur se nuk janė kryer punėt edhe pse ishin kryer pagesat. Pėveē se nuk janė kryer punėt shkelje ėshtė bėrė edhe me zgjedhjen e kryesit tė punės. MONTKOMERC ėshtė zgjedhur me ēmimin 3,773 euro edhe pse SN-computers ka ofruar ēmim mė tė ulėt, qė edhe ka qenė kriteri i vetėm. Tutje, fletėdėrgesa pėr mobilet e njė zyreje janė gjetur nga auditori, por mobilet nuk ekzistojnė nė kėtė zyrė. Pėr renovim tė njė zyreje komuna ka paguar gjithė faturėn prej 19 mijė eurosh edhe pse zyra nuk ishte renovuar dhe mobiluar.

Shkelje tjetėr ėshtė fakti se nuk ėshtė e mundur tė konstatohet nėse tė 24 makinat janė pėrdorur pėr nevoja private apo tė komunės meqė mungon dokumentacioni i nevojshėm qė siguron njė llogaridhėnie pėr mėnyrėn e pėrdorimit tė makinave.


Auditimi nė Gjilan
Raporti i Auditorit Gjeneral pėr komunėn e Gjilanit, viti 2004, nėnvizon shumė shkelje tė rregulloreve dhe ligjeve nė procedurat e prokurimit si dhe nė menaxhimin e pasurive. Ėshtė gjetur se pėrsa i pėrket procedurave tė prokurimit Sistemi i kontrollit tė brendshėm nuk funksionon si duhet, ndėrsa qė konkludon se nė menaxhimin e pasurive nuk ka fare njė sistem tė tillė. Situata tė tilla thuhet nė raport krijojnė kushte tė favorshme pėr shkelje ligji dhe keqėrdorim tė mjeteve publike.

- Fondet e tėrmetit
Nė vitin 2002 Kuvendi i Kosovės i kishte ndarė komunės sė Gjilanit 3,700,000.00 euro pėr sanimin e dėmeve tė shkaktuara nga tėrmeti. Raporti i auditorit konstaton se nga kjo shumė vetėm 1,250,000.00 euro kanė shkuar nė destinimin e duhur, ndėrsa pjesa e tjetėr prej 2,450,000.00 eurosh kanė shkuar pėr qėllime tjera. Me kėtė rast ėshtė shkelur rregullorja pėr buxhetin e cila nuk lejon ndėrrimin e destinimit tė fondeve.

Fitues i tenderit pėr sanimin e dėmeve tė tėrmetit ishte shpallur kompania “Agrohermes” duke eliminuar nė mėnyrė tė padrejtė dy ofertuesit tjerė si dhe duke dėmtuar buxhetin komunal pėr 75,000.00 euro.

Janė gjetur edhe njė numėr i madh parregullsish nė tendere tjera si nė furnizimin me derivate tė naftės, pajisje kompjuterike, ndėrtimi i shkollės “Agim Ramadani, etj. Sa i pėrket procedurave tė prokurimit nė komunėn e Gjilanit raporti i auditorit ka identifikuar:
• mospėrputhje me ligjet, rregulloret dhe me procedurat e prokurimit nė tėrėsi;
• mungesė e konkurrencės sė plotė dhe tė drejtė;
• trajtim jopėrkatės tė ofertuesve qė ka ēuar nė vlerėsim tė padrejtė tė ofertave si dhe ėshtė dėmtuar buxheti i Kosovės.

Duhet theksuar se tė gjitha parregullsitė e gjetura nė komunėn e Gjilanit nga Auditori Gjeneral janė tė vitit 2004 kur kryetar i komunės sė Gjilanit ka qenė Zėvendės-Kryeministri i tashėm i Kosovės dhe njėherit Ministėr pėr Administrimin e Pushtetit Lokal, zoti Lutfi Haziri.




__________________
xenini


Guru

Status: Offline
Posts: 954
Date:
  

4.11. Shėndetėsia
Ministria e Shėndetėsisė ashtu sikur edhe ministritė tjera qė janė tė rezervuara pėr pakicat nuk janė parė si pjesė integrale e qeverisė nga asnjėri prej kryeministrave qė i kanė prirė kėsaj pėrbėrje tė qeverisė. Kėtyre ministrive u janė ndarė pjesėt e parave qė kanė kėrkuar, por meqenėse ka mbizotėruar njė lloj bindjeje se “pakicat janė ēėshtje e rezervuar pėr ndėrkombėtarėt” askush nuk ka menduar pėr kėrkim llogarie nga kėto ministri. Ministria e Shėndetėsisė, e rezervuar pėr pakicat joserbe, sikundėr edhe ministritė tjera tė udhėhequra nga pakicat kanė prirė pėr shkeljet e raportuara edhe nga Auditori Gjeneral por edhe nga shtypi ditor. Gjatė periudhės sė kėtij mandatari, sidomos janė raportuar shkelje nė Qendrėn Klinike Universitare tė Kosovės (QKUK). Njė auditim ka treguar se nė QKUK janė shpenzuar 2,2 milionė euro mė shumė sesa janė planifikuar. Shkeljet nė kėtė Klinikė janė raportuar nga vetė auditorėt e MEF-it, por sėrish sikur edhe nė rastet tjera mungon kapitulli i marrjes sė masave nga qeveria pėr shkeljet e konstatuara.

Gazetat kanė raportuar mė 4 prill se shpenzimi i buxhetit tė QKUK nuk ėshtė bėrė nė pėrputhje me planifikimet. Nė total kanė qenė tė planifikuara pėr shpenzim 1,2 milionė euro, por janė shpenzuar 3,4 milionė ose tre fish mė shumė sesa janė planifikuar. Shpenzimet janė tejkaluar nė furnizimin e zyrave, shpenzime komunale, etj.

Shkelje ka pasur nė procedurat e prokurimit, mėnyrės sė pagesės, ka pasur fryerje tė ēmimeve. Nė tė gjitha rastet e tenderimit janė shkelur dispozitat e ligjit pėrsa i pėrket udhėheqjes sė hapur tė tenderėve duke qenė se ka pasur mė pak se tre tenderues. Auditorėt dyshojnė se ėshtė kufizuar pjesėmarrja e ofertuesve. Ka raste ku brenda dite janė lidhur 28 kontrata dhe kur janė lidhur dy kontrata pėr tė njėjtėn punė (shėrbime furnizimi). Renovimi i kulmit tė klinikės sė syve ėshtė paguar 60 mijė euro, por nuk ėshtė bėrė. Pėr vitin 2005 ėshtė konstatuar se QKUK nuk ka bėrė planifikim paraprak tė listės esenciale tė medikamenteve, gjė qė lė shumė hapėsirė pėr keqpėrdorime. Poashtu ėshtė shtuar dyshimi rreth manipulimit me barėra tė listės esenciale duke qenė se ėshtė anashkaluar barnatorja qėndrore e QKUK-sė dhe kėshtu ėshtė pamundėsuar kontrolli nė mėnyrėn e shpenzimit tė kėtyre barėrave. Kjo barnatore ėshtė nėn pėrgjegjėsinė e Ministrisė sė Shėndetėsisė, por edhe pas kėtij raporti tė auditorėve nuk ėshtė ndėrmarrė ndonjė masė qė ta ndryshojė gjendjen.


5. Indiferenca e Qeverisė dhe Kuvendit tė Kosovės ndaj skandaleve tė zbuluara na Auditori Gjeneral i Kosovės
Nė pėrgjithėsi Qeveria ka pasur njė pėrgjigje universale pėr shkeljet e raportuara nga auditorėt: nuk mund tė ndėrmarrim masa derisa akuzat nuk vėrtetohen. Mirėpo nė tė vėrtet kjo ėshtė vetėm njė ikje nga pėrgjegjėsia e cila ka ndodhur sidomos qė nga koha kur kryesia e AAK-sė ka dalur me njė komunikatė shtypi nė tė cilėn ka lavdėruar punėn e ministrave tė vet. Kryeministri Ēeku nė premtimet se do tė ndėrmarrė masa pėr shkejet e bėra, mė 2 maj fut njė frazė tjetėr nė fjalorin e tij pėrsa i pėrket kėrkimit tė llogarisė: “Ndryshimet do tė bėhen nė qoftė se ka argumente tė fuqishme” duke sinjifikuar kėshtu njė shmangie dramatike nga vendosmėria e tij antikorrupsion qė kishte shprehur kur u votua kryeministėr. Ēfarė quhet “argument i fuqishėm” pėr kryeministrin Ēeku nuk u mor vesh as dy muaj pas kėtij deklarimi. Nė tė vėrtet ai tashmė ka harruar fare se ka premtuar marrjen e masave kur ka marrė detyrėn dhe i ėshtė ngjitur fort si tė gjithė liderėt nė koalicion formulės dhe premtimit se pavarėsia ėshtė e panegociushme, duke e pėrdorur kėtė frazė si strehė pėr t’u mbrojtur nga gjykimet e opinionit. Nė kėtė mėnyrė ai praktikisht ka pėsuar njė ndryshim drastik nė gjuhėn e tij qė prej se e ka marrė postin e kryeministrit. Ēeku pat theksuar se masat do tė ndėrmirren kur tė sigurohen argumente nga Auditori Gjeneral, tė cilat tashti i injoron edhe pse ka me muaj se po i hedhen njė mbas njė nė tavolinė. Nė njė takim me Prokurorin e Pėrgjithshėm tė Kosovės, zotin Hilmi Zhitia, Ēeku dhe ai dolėn me njė kėrkesė pėrēmuese pėr opinionin publik duke kėrkuar nga ata ndihmė pėr t’i ndjekur tė korruptuarit. Ėshtė shumė nėnēmuese dhe cinike kur implikohet bashkėfajėsia e opinionit nė mosluftimin e korrupsionit sepse ai nuk i ndihmoka institucionet, kur dihet shumė qartė kush ka fuqi ekzekutive dhe kush disponon me mekanizmat pėr luftimin e korrupsionit.

Ndrėsa Kuvendi i Kosovės akoma s’e ka parė tė udhės qė ta fus nė rend tė ditės nė ndonjėrėn nga seancat e tij ēėshtjen e raporteve tė auditorit gjeneral, me gjithė ndryshimet e ashtuquajtura demokratike qė u bėnė nė kuvend.

6. Rekomandime
Organizata pėr Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet “Ēohu” nuk ka se ēfarė t’i rekomandojė kėsaj qeverie. Ajo nė mėnyrė tė vazhdueshme ka dėshmuar veten si mė e papėrgatitura nė rajon, mė e korruptuara (si nė aspektin financiar ashtu edhe nė atė moral), ndėrsa ėshtė bėrė e qartė se ndikimin vendimtar ndaj kėsaj qeverie nuk e ka Paramenti i Kosovės, por njerėz nga prapaskena politike. Nė kėtė mėnyrė kjo qeveri ka vazhduar tė thellojė inferioritetin e kosovarėve jo vetėm pėrballė faktorit ndėrkombėtar, por edhe pėrballė vendeve tė rajonit.

Qeveria e Kosovės funksionon nė formė oligarkie me pushtet tė koncentruar nė duartė e disa grupeve dhe individėve me interesa tė ndėrsjella, ndėrsa qytetarėt shėrbejnė vetėm pėr tė legjitimuar procesin duke i mbajtur kėta individė nė pushtet nėpėrmjet votės sė lirė. Nė tė vėrtetė, rekomandimi i vetėm qė do tė mund tė jepej ėshtė qė vetė zoti Ēeku, ministrat nė qeverinė e tij, si dhe Paramenti i Kosovės ta kuptojnė seriozitetin e hendikepit nė qeverisjen aktuale tė vendit dhe tė fillojnė tė mėndojnė seriozisht pėr ndryshim tė thellė tė saj. Kosova ka nevojė pėr qeveri me vizion pėr zhvillim ekonomik, pėr transparencė nė qeverisje, pėr zyrtarė qė japin llogari para qytetarit. Kosova ka nevojė pėr njė qeveri qė interes primar ka mirėqenien e qytetarit.



7. Konkluzione
Mosmarrja e masave nga kryeministri Ēeku kundėr ministrave tė akuzuar nė media dhe nga auditori gjeneral pėr keqmenaxhim, keqpėrdorim detyre, shkelje ligji dhe korrupsion nė 100 ditėshin e qeverisė sė tij, pėrkundėr ofrimit tė ‘argumenteve tė fuqishme’ tė kėrkuara nga ai, dėshmon se Ēeku nuk e ka lirinė dhe fuqinė qė duhet ta ketė njė kryeministėr pėr tė vepruar ndaj ministrave abuzues dhe ligjshkelės. Rastet si transferimi i parave MShP-Presidencė-MShP, ēėshtja e kazinove, ēėshtja Petkoviq, dėshtimi i MEM nė lidhje me KEK-un, mungesa e transparencės dhe llogaridhėnies nė privatizim, janė skandale tė sojit tė vet qė do duhej ta tronditnin qeverinė. Edhe mė shumė kėto skandale do duhej ta tronditnin ndėrgjegjen e kryeministrit i cili ka hyrė nė kėtė valle me njė entuziazėm dhe besim se mund t’i ndryshojė gjėrat pėr mirė dhe tė largojė tė korruptuarit nga qeveria tė cilėt po e mbajnė Kosovėn peng.

Me kalimin e kohės kryeministrit iu bė me dije se nuk do tė mund t’i largonte ministrat e partisė e cila e kishte emėruar kryeministėr. Pėrfundimi i 100 ditė**** tė parė tė Qeverisė “Ēeku”, opinionit kosovar, dhe si duket edhe vetė kryeministrit, ia zbuloi faktin se nuk ėshtė Ēeku dhe as Parlamenti i Kosovės dukei “ngrehur pejtė” nė qeverinė e tij por shefi i partisė dhe partia qė e kanė bėrė kryeministėr. Habia edhe mė e madhe vie nga fakti sesi kryeministri Ēeku pėr 100 ditė ngadalė por sigurt u lakua si hekuri i nxehur nė temperaturėn e duhur dhe disi si pa hetuar fare ai e pranoi realitetin se nuk do tė mund tė largonte asnjė nga ministrat e tij. Do tė shuhej njė kuriozitet i madh sikur tė kuptonim se cili ėshtė premtimi i radhės qė partnerėt nė koalicion i kanė dhėnė kryeministrit Ēeku pėr ta mashtruar qė tė vazhdojė tė qėndrojė nė krye tė njė qeverie tė korruptuar deri nė palcė. Shpresojmė se nuk e kanė bindur se mund tė shkaktohet destabilizim institucional mu para “momentit historik” tė fitimit tė pavarėsisė.

Nė pėrgjithėsi te kjo qeveri vėrehet njė injorim i dukurive shkatėrruese pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e Kosovės, gjė qė ėshtė shumė shqetėsuese. Injorimi qė i bėhet akuzave pėr korrupsion dhe keqmenaxhim nė qeveri, komuna, ndėrmarrje publike dhe institucionet tjera flet pėr non-shalancėn dhe joseriozitetin me tė cilėn zyrtarėt aktualė e kanė kuptuar detyrėn e tyre. Si mund tė injorohen tė gjitha ato akuza pėr korrupsion nė aeroport, PTK, nė ministrinė pėr kthim dhe nė privatizim? Si mund tė injorohet papėrgjegjėsia dhe paaftėsia e ministrit tė kulturės, ministrit tė transportit dhe ministrit tė tregtisė? Apo dėshtimet e njėpasnjėshme nė energjetikė? Si mund tė injorohen nga ministria e pushtetit lokal raportet e auditorit qė ngrehin dyshime pėr korrupsion dhe keqmenaxhim pothuajse nė tė gjitha komunat e Kosovės?
Qeveria e kryeministrit Ēeku ia hodhi dhe e kaloi testin e 100 ditė****, ashtu siē edhe pritej se do tė ndodhte. Raporti pozitiv i PSSP-sė nė Kėshillin e Sigurimit pėr “dinamikėn e shtuar” nė plotėsimin e standardeve (edhepse ato po plotėsohen vetėm nė aspektin procedural por jo edhe atė kualitativ) e shpėtoi Qeverinė “Ēeku” tė zhytur thellė nė afera korruptive. Tashmė nuk pritet ndonjė rikomponim i pėrbėrjes sė qeverisė apo shkarkim eventual i cilitdo ministėr, cilatdo qofshin bėmat e tij. Mirėpo, pyetja qė do duhej shtruar tani ėshtė ēka pas kėtij 100 ditėshi? A vazhdojnė tė jenė akoma nėn mbikqyrjen e Ēekut ministrat e qeverisė? Apo ndoshta ky ėshtė ‘fundi i historisė’ dhe ata tashmė janė tė lirė tė veprojnė si tė duan sepse kaluan testin? Kush do ta luajė tani rolin e mbikqyrėsit tė qeverisė? Kush do ta mbikqyrė kryeministrin? A do tė jap dikush pėrgjegjėsi pėr veprimet e tij/saj pėr veprimet e pas-100 ditė****? Kėto pyetje si duket nuk kanė pėrgjigje dhe sikur ēdo gjė tjetėr nė Kosovė edhe qeverisja ėshtė nė duartė e fatit pėrderisa qytetarėt nuk ēohen kundėr keq-qeverisjes, zyrtarėve jokompetent, korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Kjo gjendje do tė vazhdojė pėrderisa qytetarėt nuk e kuptojnė se qeveria ėshtė aty pėr t’i shėrbyer ata dhe jo anasjelltas. Qytetarėt e Kosovės meritojnė mė mirė. Ata e meritojnė njė qeveri qė iu sjell mirėqenie dhe zhvillim, njė qeveri qė iu sjell ardhmėri evropiane, njė qeveri demokratike qė interes parėsor ka qytetarin dhe jo pasurimin personal.



NUK JAM ANETAR KESAJ ORGANIZATE - xenini!

__________________
xenini


Senior Member

Status: Offline
Posts: 223
Date:
  

Xenin, nese dikush p'ej nesh i lexon keto postime, (dhe reagon) ka me ma dhan nji shtytje goxha te forte qe me nis nime edhe une me hartimin e Raporti mbi 100 ditet e qytetarit te pafajshem ne komune... veqse pa trohe modestie, une kam m'e shkru ma kojshem dhe pa egzagjerime, prandej s'keni mu deshprue apo cudite edhe nese ju tregoj qe sot 'kolegu' para meje, n't'djathten shum te afert ka pase vo t'zime dhe nji pitalke ner sjetell, dhe masi m'ka ofrue, (qe, qe pjesa e cudise) une iu kam bashkangjite egzekutimit t'shujtes.


Kur sun i fiton, ha me ta! 


Ku meten ranitallat?!


 



__________________


Guru

Status: Offline
Posts: 954
Date:
  

hahahahahash Money, nuk je normal. Me ardh neser me kamera me te inqizu ose me e regjistru nji OJQ per pritjen e qytetareve para sporteleve. Tu punu per nji fushta per njanen prej partive ne Kosovė e pata propozu slloganin: PUNA ME PALĖ 24 ORĖ! mandej koleget e mi ne at fushta e propozuan qe do sherbime per qytetar e sidomos per ata te diaspores me punu NON-STOP qe me i kry punet sa me shpejt. Sllogani nuk u aprovu dhe puna NON-STOP as nuk u diskutu se ju ka duk e pamundur.
Money, seriozisht po me dhimesh, por bilim ke ēka me ju tregu nipave ose mundesh me e shkru nji liber te mirė e mandej edhe me e ekranizu.
Vo te zine kan qen karakteristik e autobusave dhe hera parė po digjoj qe edhe tu prit rend po shkojkan. Neser merr pak djath me veti, se mare me shku me duart e thata.

__________________
xenini
Anonymous

Date:
  


money wrote:

nese ju tregoj qe sot 'kolegu' para meje, n't'djathten shum te afert ka pase vo t'zime dhe nji pitalke ner sjetell, dhe masi m'ka ofrue, (qe, qe pjesa e cudise) une iu kam bashkangjite egzekutimit t'shujtes.


xenini wrote:

Vo te zine kan qen karakteristik e autobusave dhe hera parė po digjoj qe edhe tu prit rend po shkojkan. Neser merr pak djath me veti, se mare me shku me duart e thata.

hahahahhhahahahahaahahahahahahahahahahahahahahah

ei mfal mony qe po keshim me fatin ton,. veq hajgare ma te fort moti skom ni...

e raporti , i mire i mire :))

__________________


Guru

Status: Offline
Posts: 954
Date:
  

Ej njerez, a e keni lexu ket sen, hiquni gazetes, po lexojeni prej fillimit deri ne fund. Ka shum sene te smuta. Tranavica spo e lexon, se po i vien inati se, ka kusheri te ngat ne Ministri - hahahahahahahah.
Lexojeni bilim piken: 2.3

__________________
xenini


Guru

Status: Offline
Posts: 1398
Date:
  

Xene, po mundohna dikur mbasdite me e lexu sot ama krejt isharetet jon qe kom me e printu e me e lexu kur t'shkoj n'deti, ne plazho qysh i thojin kta t'shipnis pllazhes

__________________
MPUQ


Senior Member

Status: Offline
Posts: 158
Date:
  


Under Construction wrote:

Xene, po mundohna dikur mbasdite me e lexu sot ama krejt isharetet jon qe kom me e printu e me e lexu kur t'shkoj n'deti, ne plazho qysh i thojin kta t'shipnis pllazhes




mos pot bohet von masnej, ndodh qe e hekin Cekun pi kryeministrt e ski mo interes me e lexu raportin :))..

ni sen osht intresant te na shqiptart, krejt jena ka e dina ku jon gabimet, kena njerz qe munen me na udhheq per me i permirsu kto gabime e me qit temele per ni te ardhmeme prespektive , shtrohet pytja PSE NUK NDODH KJO MENIHER?!, por po duhet hala me u zhagit e mu zhagit e me vetdije te plot me e rrejt veten qe jo jo mire jena, edhe ka me u bo ma mire, qishtu pa bo kurgju veq tu shku puzheqi pa kurfar qellimi.

__________________
(-_-)


Guru

Status: Offline
Posts: 808
Date:
  

mir de kjo ke permledhje e aferave e korrupcionit te raportuara ne media. pra kurgjo qe nuk ka mujt njeri mej lexu ne gazeta a me i ngu/pa ne radio/tv. kurgjo e re nuk u tha, pra kurgjo nuk u zbulu nkit dokument.

__________________



Veteran Member

Status: Offline
Posts: 51
Date:
  

Hahahaha oo se c'me ke tranu me ate komentin...


Hej Xene, une s'kom nevoje me e lexu raportin fare ... informatat per deshtimet i marr nga dora e pare, i shoh me syte e mi mu aty ne vendin e ngjarjes ku nise deshtimi. Ja njoh nanen deshtimit, e kom pa qysh o rrite e qysh ka mrri me nejt dup e masnej edhe me hype ne karrike.


O kurgjo s'ka ky raporti cfare raporti kisha mujt me shkru une per Deshti Hazirin, Deshtim Cekun, Deshtim Veliun, Deshtim Dugollin, Deshtim Gjinin...


Ani ma qysh e kom Daden ne dispozicion dhe ne disponim ...roman romaannn ... ne shume vellime... kish dale.


 



__________________
Ua ngrensha loqken...a ma hani ju mua?


Veteran Member

Status: Offline
Posts: 51
Date:
  

Anonymous wrote:


Erdhe kjo personazhi Tranavica qe pas 3 vjeteve do te na bind se Agim Ceku ka qene i arrestuar ne Suedi 

Hhihihi kush ka thane bre ne Suedi? Jo bre se gabim ke ni... Ceku-n e kan pas arrestu ne Beirut. Dhe tash qe s'kan dashte me e zhvleftesu flet arrestin o qu Izraeli ne mbrojtje te popullit shqiptar e po ju kan nonen...ehhh tani po thuni qe s'diii

__________________
Ua ngrensha loqken...a ma hani ju mua?


Guru

Status: Offline
Posts: 954
Date:
  

hahahahahah Tranavice, qekjo te shkoj huq, se e fshiva ket anonimusin se nuk ke krkah.
M`fal a?

Na te gjith i dijim deshtimet, por ketu diqysh te gjitha me nji vend per nji dit dhe po te vlon gjaku. Keshtu kur po i lexon ēdo dit nga njė, nuk po te duken interesant, e ketu ne raport bre vlla me shumice.


__________________
xenini
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard