Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
REPLY TO: Univerziteti i Prishtines
-- Posting Anonymously --
Name:
Page 1 of 2
More Emoticons
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Please enter the characters above in the box below.
 
 
 
Post Info TOPIC: Univerziteti i Prishtines


Guru

Status: Offline
Posts: 895
Date:
RE: Univerziteti i Prishtines
Permalink   


Problemi ma i madh n UP , jon paret, decentralizimi, edhe institutet.

1.PARET e kom permen s di sa milion her,edhe prej pervojes qi studat shipe presin n ren n biblo me msu, mson landen e robotikes me skript dorshkrim , mo bre,s she praktik me sy se s ka laboratore, edhe kta qi jon† n gjuhe t huja s di a kan kaseta mi ngu me ndigjuse , le mo naj cd.

2DECENTRALIZIMI, †i njejti statut i UP vlen per fakulltet , teknik, mjeksi, kimi , histori etj, se rrok kshtu, duhet mu nda universitetet si politeknik, i mjeksise etj. se decentralizimi s ju bon mire veq shkive.

3. INSTITUTET kto lidhen me pare krejt, duhet me pas laboratore jo mu mar me hulumtime sa me testim t produkteve, qi kur vin bllokat te na mas pari testohen a e plotson standardin JUS ose iso 9001, ise naj pllak e kompjuterit, naj telefon mobill se na myten kta t dubait.

Anonymous

Date:
Permalink   

Qyky shkelzeni po tutet qi po metet pa thane najsen e po flet shume. Jo qi e ka keq, po kur flet shume i bjen pa dashje edhe me perserite kanajsen e zbehet pershtypja. Perndryshe ne shkrimin e tij si mos me qene bash ne ngjarje shka o ka ndodh ne universitet. P'i flet senet prej vaktit kur ka qene vete ne tjeterqysh. E nese qeshtu i papergatitun ka shku ne televuz, atehere po ma zbeh edhe ma shume pershtypjen e mire per te. Po nashta edhe s'ka pase nevoje me u pergatite ma shume. E ka dite me kane ka pune. Respektivisht, qi z. rektori nuk eshte i pergatitun as qaq.
Shka me thane tjeter pos "Dushk per gogla" qysh ke shkrimi i Halil Mato**** para do dite ne Expres. Amo edhe ky Halili aty ja kish fut kot me ka krejt tuj i shajte universitet private pa kurfare fakti po "me t'nime". Dushk per gogla o ka shkon ne Universitetin e Prishtines.
Kshtuqi, s'po pajtoj bash edhe me ty.



Guru

Status: Offline
Posts: 1398
Date:
Permalink   

Qinez, PAJTOJ (qysh thot Bajrush Xhemajli)!

Pra nime pajtohna sa i perket aftsive te rektorit, po kupto edhe ti qe tipi ka te drejte me zgjedh me kon don me hi ne debat e me kon jo ne kushte pa kufrar rregulla pa kurfar rendi qfare jon sot.

Ama pse po ju shkruj osht opinioni qe e kish shkru ky Shkelzen Gashi per Kohe Ditore sot - qe muna me thone qe shume me pelqeu. Thash veq me ju propozu juve tjerve me e lexu.

Anonymous

Date:
Permalink   

Under Construction wrote:

... po fakti qendron qe me pas kon une ne debat, hahet edhe me u kap fyt per fyti para kamerave. Ama me pak rektor unverziteti, 20-30 vjet ma i vjeter...


Athere, ti duhesh me qene rektor. Ose, rektor duhet me qene dikush qe s'priton me u hanger per sene per te cilat merr rroge.
Hiq s'ka lidhje a 30 a 300 vjet ma i vjeter.

Ne vene ma t'mira, respekt i jepet ma te mecmit, jo (domosdo) ma te vjetrit. E kyfar rektori nuk po i bjen taman ne asnjanen.


Qna



Anonymous

Date:
Permalink   


posti me poshtem te shkon shume me avaKarin

Under Construction wrote:


Vallai nuk po me duket shume e panatyrshme qe o qu ky Enveri e o dal para se me ja fillu debati. E njoh kit djalin, kit Shkelzenin, mire e ka per shumicen e seneve, ama e ka personalitetin e flliqt, shume osht arrogant edhe i paftyre. E tash, ne dite te sotit, ku as gazetari nuk ka kurfar profesionalizmi as etike, as nuk ka norma shoqnore se qysh me u sill, as pasoja kurfare per kurfar sjellje - pse me i hi ni debati me dikon si Shkelzen Gashi??? Pse me i shti veti kastravec? Kush po i garanton Enverit qe nuk po nxehet muhabeti, ose qe nese nxehet qe ka me nal dikush dikon ose me e qu temen ne noj drejtim ma te ftoft?

Jo valla, "Shkelzen" mire e ki krejt, qashtu osht, edhe bravo se nime e ki thy mitin per unverzitet te prishtines etjera... po fakti qendron qe me pas kon une ne debat, hahet edhe me u kap fyt per fyti para kamerave. Ama me pak rektor unverziteti, 20-30 vjet ma i vjeter... nuk isha hi as une me kurfar lazdrani qisi te ri ne debat... jo ne qito kushte qe i permenda.








Guru

Status: Offline
Posts: 1398
Date:
Permalink   

Vallai nuk po me duket shume e panatyrshme qe o qu ky Enveri e o dal para se me ja fillu debati. E njoh kit djalin, kit Shkelzenin, mire e ka per shumicen e seneve, ama e ka personalitetin e flliqt, shume osht arrogant edhe i paftyre. E tash, ne dite te sotit, ku as gazetari nuk ka kurfar profesionalizmi as etike, as nuk ka norma shoqnore se qysh me u sill, as pasoja kurfare per kurfar sjellje - pse me i hi ni debati me dikon si Shkelzen Gashi??? Pse me i shti veti kastravec? Kush po i garanton Enverit qe nuk po nxehet muhabeti, ose qe nese nxehet qe ka me nal dikush dikon ose me e qu temen ne noj drejtim ma te ftoft?

Jo valla, "Shkelzen" mire e ki krejt, qashtu osht, edhe bravo se nime e ki thy mitin per unverzitet te prishtines etjera... po fakti qendron qe me pas kon une ne debat, hahet edhe me u kap fyt per fyti para kamerave. Ama me pak rektor unverziteti, 20-30 vjet ma i vjeter... nuk isha hi as une me kurfar lazdrani qisi te ri ne debat... jo ne qito kushte qe i permenda.




Guru

Status: Offline
Posts: 954
Date:
Permalink   

Ne e-mail koh pas kohe me vjen nga nje kesi letre nga Shkelzen Gashi. Letra mu duk interesant dhe pse u shkru. Pasi qe ndoshta keni qen najher student ne UP ose jeni hala, kishim mujt me debatu reth kesaj letre:
Rektor, mos u tutni!


I nderuari Rektor Hasani,

Qysh ne fillim te kesaj letre me lejoni t‚ju them se kam nje respekt te

jashtezakonshem per ju si akademik, duke e pasur parasysh nivelin e larte te dy librave qe keni publikuar (Shperberja e Jugosllavise dhe Kosova (teza e magjistratures) dhe Self-determination,Territorial Integrity and International Stability: The Case of Yugoslavia (teza e doktoratures)), por edhe duke e pasur parasysh nivelin e shume punimeve shkencore, te cilat i keni botuar kryesisht ne revistat akademike jashte Kosoves. Kur jemi te publikimet shkencore, me duhet ta permend kritiken e mrekullueshme qe i keni bere librit Man, the State, and War te autorit Kenneth N. Waltz. Per me shume, edhe mburrem qe kam pasur fatin te ndjek ligjeratat qe keni mbajtur ne Universitetin e Prishtines. T‚jua them te verteten, arsyeja kryesore qe me ka shtyre te mos e braktis UP-ne ka qene niveli juaj akademik dhe i profesorit Enver Hoxhaj, por edhe i ndonje profesori tjeter, qe shpeshhere me jepnit shprese se ja vlen te shkoje aty.


Sidoqofte, arsyeja pse po ju shkruaj kete leter, ka te beje me debatin qe qe parapare te mbahej te premten (18.01.2008) ne KTV per gjendjen ne Universitetin e Prishtines, ku te ftuar, perve√ß jush, ne cilesine e Rektorit te UP-se dhe profesorit Enver Hoxhaj, ne cilesine e Ministrit te Arsimit, isha edhe une si aktivist i dikurshem i Levizjes Tjeterqysh‚. Ne momentin kur drejtuesi i emisionit ‚ pas insistimit tuaj ‚ ju ka treguar se une jam mysafiri i trete, atehere, ju jeni ngritur ne kembe dhe i lemerisur e keni leshuar sallen, duke thene se Shkelzen Gashi nuk i kupton problemet. Disa pjesetare te stafit teknik te emisionit dhe punetore te Muzeut te Kosoves me thoshin se nuk kane pare ne

jete dike me te frikesuar dhe me sjellje me te çakorduara.


Me duhet t‚jua kujtoj se arsyet kryesore qe mua dhe disa prej kolegeve te mi na paten shtyre te reagojme per gjendjen e mjere me te cilen perballej UP gjate tere pasluftes kane qene keto: plagjiatura, politizimi deri ne palce, mungesa e stafit akademik, mungesa e
revistave akademike, numri shumefish me i madh i studenteve se sa hapesira qe ka UP, dyfishimi i studenteve te pranuar pas kalimit te afatit, mungesa e parapagimit ne revista akademike, te mesuarit mekanik permes skripteve dhe shenimeve, mungesa e bibliotekave ne fakultete, mungesa e internetit ne tere hapesiren e UP-se...

Kur ne perpiqeshim qe permes shkrimeve dhe aksioneve ta kushtrimojme opinionin per gjerat e permendura me siper, ju na tho**** se ju fascinon dija dhe guximi yne per ta bere nje gje te tille. Perveç se pajtohe**** qe UP ballafaqohet me problemet e lartpermendura, ju edhe na konsideronit si thyes te mitit per Universitetin e Prishtines. Mua me kujtohet
shume mire kur me 22 korrik 2004 ne te perditshmen KOHA Ditore patet publikuar nje leter per dekanin e Fakultetit Juridik me titull ‚Korrje-shirjet‚ dhe politika e regjistrimit ne Fakultetin Juridik, ne te cilen leter ju e kritikonit ate ‚ me plote te drejte ‚ per parregullsite dhe dallaveret ne regjistrimin e studenteve ne kete fakultet. Pothuajse dy vite pas publikimit te kesaj letre, ju u bete rektor i Universitetit te Prishtines. Po cila eshte gjendja sot kur tashme jane bere gati dy vite qyshkur ju e drejtoni Universitetin e Prishtines?

Sikunder u tha edhe me siper, shtylla kryesore e krejt aktivitetit tone ka qene plagjiatura, perkatesisht verifikimi i titujve akademike ne UP. Krejt çfare keni bere ju ne kete drejtim eshte themelimi i nje komisioni anonim (sic) per librat plagjiat, i cili komision eshte marre me librat e nje grupi fare te vogel te profesoreve, te cilet nuk kishin kurrfare
lidhje me politiken. Ketu fshihet misteri se perse ju nuk i keni suspenduar, ta zeme, Arsim Bajramin, Hajredin Kuqin e pedagoge te tjere te UP-se, te cilet tashme dihet se me librat e tyre kane bere plagjiature. Per me keq, permes nje vendimi e keni legalizuar plagjiaturen, duke thene se vetem librat e vjedhur mbi 70% nga i njejti liber do te konsiderohen plagjiature. Kjo do te thote se studentet, kandidatet per Master apo PhD, profesoret... mund te vjedhin, por, jo mbi 70% nga i njejti liber. Pra, ata mund te
vjedhin, ta zeme, 69% nga nje liber dhe 31% nga nje tjeter liber, e keshtu ju bie te lexojne vetem dy libra per te bere teme diplome, magjistrature apo edhe doktorature. Kjo nuk ndodhe askund ne bote. Pra, edhe pas ardhjes suaj ne krye te UP-se, politikane te
ndryshem kane bere magjistratura e doktoratura pa kurrfare niveli. √‚eshte me e keqja, ne

disa prej tyre edhe keni qene anetar komisioni.


Perveç kesaj, edhe (ri)themelimin e revistave akademike e konsideronim si segment shume te rendesishem per arsyen e thjeshte se ato, mes tjerash, e bejne universitetin qe te dalloje nga shkolla e mesme. Per gati dy vite sa keni udhehequr UP-ne, nuk e keni (ri)themeluar as edhe nje reviste akademike dhe edhe me tutje UP mbetet i vetmi universitet ne Evrope qe nuk parapaguhet ne ndonje reviste akademike dhe ku studentet mesojne mekanikisht permes skripteve dhe shenimeve. Po ashtu, edhe me tutje ne UP kemi numer shumefish me te madh te studenteve se sa qe ka hapesire dhe edhe me tutje ne UP kemi te pranishem fenomenin qe ju dikur e quanit fenomeni i korrje-shirjeve.

Ta zeme, ne Fakultetin Juridik per vitin akademik 2007/2008 ka qene e parapare te pranohen diku 800 studente, mirepo pas afatit jane pranuar edhe po aq pas dore, duke e ngritur keshtu numrin e studenteve ne afersisht 1500. Te mos flasim per bibliotekat e

fakulteteve ose per mos instalimin e internetit ne tere hapesiren e UP-se.


Politizimi i UP-se, por mbi te gjitha gjerat qe i permenda me siper jane arsyet kryesore qe UP nuk eshte pranuar ne Bolonje. Krejt çfare keni bere ju per keto dy vite eshte mbyllja e byfeve dhe deri-diku renovimi i WC-ve, por, sikunder e dini shume mire, keto dy te
fundit nuk jane kritere per t‚u pranuar ne Bolonje. Per te njejtat gjera qe po ju kritikoj juve sot, i kam kritikuar edhe Arsim Bajramin e Hajredin Kuqin. Atebote, ata i iknin ballafaqimit me mua, ndersa ju me perkrahnit dhe me prezantonit si revolucionar urban.
Sot, ju po i ikni ballafaqimit me mua. Sikur ata dikur.


Megjithekete, per mendimin tim, perveçse akademik i vyeshem, ju ne esence jeni edhe njeri i ndershem. Por, skunder e dini edhe ju, ne shoqerine tone eshte jashtezakonisht e veshtire per te mbijetuar si njeri i ndershem dhe kundershtues i mbrapshtive te çfaredo
natyre qofshin ato. Ju keni synuar te beheni rektor i UP-se dhe per ta realizuar nje ambicie te tille eshte dashur te lidheni me politikanet, te cilet me pas ju kane bere presion qe te punoni sipas interesave te tyre te ngushta dhe meskine. Ne te vertete, fillimisht
ju edhe keni provuar qe te mos punoni sipas urdhrave te tyre, por ata ua terrorizonin femijet. Andaj, nuk do te çuditesha nese ne nje te ardhme te afert ne UP-ne e udhehequr nga ju do te doktorojne edhe shume politikane, e niveli i doktoraturave te tyre, pa fije
dyshimi, do te jete skandaloz. Jam thelle i bindur se ne rrethana normale nuk do te ki**** pranuar te bashkepunoni me kete soj te njerezve. Por, eshte kohe e pakohe. Krejt per fund, me sinqeritetin me te thelle te mundshem, ju kerkoj falje per lemerine e shkaktuar

ne mbremjen e 18 janarit 2008.


Me keqardhje te thelle,
Shkelzen Gashi
shkelzengashi@yahoo.com
20 janar 2008
Prishtine



-- Edited by xenini at 16:17, 2008-01-28


-- Edited by xenini at 16:17, 2008-01-28


-- Edited by xenini at 16:18, 2008-01-28

Page 1 of 1


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard